1 Maji, protesta në gjithë botën, edhe në Tiranë
Sot në shumë vende të botës, kryesisht në Europë, pritet të organizohet protesta të shumta për të shënuar ditën e punëtorëve.
Në Tiranë, konfederata e sindikatave ka paralajmëruar një protestë për të kërkuar më shumë punësim dhe kushte më të mira pune.
Ndërkohë në Greqi, në vendin me papunësinë më të lartë në BE, do të organizohet një grevë e përgjithshme 24 orëshe.
Greva organizohet një ditë pasi shtetit Helen mori këstin e radhës së ndihmës dhe pasi parlamenti grek miratoi një tjetër paketë masash e cila parashikon shkurtime të mëtejshme nga vendet e punës.
Protesta pritet të organizohen edhe në Spanjë e Portugali, ku muajt e fundit papunësia është rritur ndjeshëm.