Berisha: Italia, partneri kryesor ekonomik e tregtar i Shqipërisë
TIRANË-“Kam kënaqësinë e veçantë, që, me rastin e marrjes nga ana Juaj të detyrës së lartë të Kryeministrit të Republikës Italiane, t’Ju përcjell në emrin tim, të qeverisë shqiptare dhe të të gjithë qytetarëve të vendit tim përshëndetjet më të përzemërta si dhe urimet më të ngrohta e miqësore për sukses në detyrat e rëndësishme përpara”, shprehet Kryeministri Sali Berisha, në mesazhin e urimit, dërguar homologut të tij italian.
Shefi i qeverisë shqiptare shpreh bindjen se "nën udhëheqjen Tuaj, me vizionin, përkushtimin dhe vendosmërinë që Ju karakterizon, vendi Juaj, mik i ngushtë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, do të vijojë në rrugën e reformave të rëndësishme dhe do të tejkalojë me sukses vështirësitë e shkaktuara nga kriza paneuropiane e globale duke vijuar në rrugën e zhvillimit e të modernizimit të mëtejshëm, si një ndër ekonomitë më të rëndësishme të planetit dhe të Bashkimit Europian".
Më tej, Berisha nënvizon se "jemi të lumtur sot që konstatojmë marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë ndërmjet të dyja vendeve tona, të bazuara në miqësinë e ngushtë e tradicionale ndërmjet të dy popujve. Italia është partneri kryesor ekonomik e tregtar i Shqipërisë dhe unë dëshiroj t’Ju shpreh mirënjohjen time më të thellë dhe të të gjithë shqiptarëve për mbështetjen e çmuar dhe të jashëtzakonshme që vendi Juaj mik i ka dhënë Shqipërisë si në anëtarësimin në NATO, në liberalizimin e vizave për zonën Schengen, ashtu edhe në të gjithë hapat e projektit tonë madhor, integrimit në Bashkimin Europian”.
Në mesazhin e urimit, Kryeministri shton se “sikundër Ju siguroj për angazhimin tim të plotë dhe të qeverisë shqiptare për të forcuar e zgjeruar edhe më tej marrëdhëniet e bashkëpunimin e ngushtë e frytdhënës ndërmjet të dyja vendeve si në kuadrin dypalësh, ashtu dhe në atë ndërkombëtar, në dobi të interesit më të mirë të të dy popujve tanë miq, paqes e bashkëpunimit në rajon e më gjerë, si dhe integrimit europian të Shqipërisë e rajonit të Europës Juglindore”.
(d.b/BalkanWeb)