Rama paralajmëron dhunë më 30 prill
Partia Socialiste se bashku me aleatet e saj deklaron se 30 prilli do te shenoje rrezimin e qeverise nga pushteti me revolucion. Nga qyteti i Korces, aleati me i ri i selise roze Spartak Ngjela, i kerkoi cdo votuesi te majte qe ne protesten e madhe, e cila do te zhvillohet ne Tirane, te beje misionin e tij ndaj historise, duke rrezuar me cdo mjet nga pushteti qeverine. "Berisha ka sjelle shkaterrimin ne kete vend. Duhet shkaterruar me cdo mjet. Me 30 prill do te shkaterrojme, shkaterruesin. Ai qe se ben kete gje, ta dije se s'ka bere detyren e vet ndaj historise", ka qene deklarata e Ngjeles ne protesten e socialisteve ne qytetin e Korces, teksa ka kercenuar per perdorim force ne permbysjen e pushtetit te dale nga zgjedhjet e 28 qershorit te vitit te kaluar. Ndersa vete kreu i socialisteve Edi Rama i ftuar ne emisionin "Zone e Lire" te gazetarit Arjan Cani, e perforcoi me tej kete qendrim zyrtar tashme te selise roze, duke thene se e vetmja forme per te larguar nga pushteti kryeministrin Berisha eshte ajo e revolucionit. Ai e shtjelloi me tej kete qendrim duke thene se Partia Socialiste dhe aleatet e saj jane ne nje faze radikale te qendrimit te tyre. "Jemi ne nje faze radikale. Do ta vazhdojme deri ne largimin e qeverise. Fale revolucioneve kane rene te gjitha regjimet totalitare. Kur vendimi i popullit hidhet ne kosh, atehere populli duhet te marre fatet e tij ne dore", ka qene deklarata e Rames, ne kete emision, teksa ka perdorur gjuhen e forces, duke paralajmeruar veprime te dhunshme ne protestat e opozites qe fillojne me 30 qershor. Ne linje te kundert me kete radikalizim te opozites, vetem dy dite me pare i zhveshur nga gjuha diplomatike, ambasadori i OSBE-se ne Tirane, Robert Bosh ka vene "gishtin" mbi opoziten, duke e ngarkuar ate me pergjegjesine e mosmiratimit te ligjeve. Per diplomatin evropian, kjo situate eshte vertet shqetesuese dhe e ftoi opoziten qe te reflektoje thelle, pasi sikunder tha, ajo po demton de fakto demokracine. Nderkohe qe perkunder kesaj ftese, lideret e opozites jane shprehur ne menyre radikale, teksa kane kerkuar rrezimin e ketij pushtetit permes dhunes, duke paralajmeruar perdorimin e saj cdo dite pas 30 prillit.