E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet administratori i Partizanit, Paro Laci

Administratori i Partizanit, pas tre dite qendrimi ne ambientet e Policise se Tiranes eshte lene i lire gjate dites se djeshme, me vendim te Prokurorise se kryeqytetit. Pas lirimit, Laci u shpreh se ndalimi ishte i padrejte, madje ka protestuar ne ambientet e brendshme, duke hyre ne greve urie. Pas daljes, dje rreth drekes, ai akuzoi strukturat e policise dhe drejtorin Tonin Vocaj, per ndalim te paligjshem. Drejtuesi i ekipit te Partizanit pretendoi se polica e kryeqytetit ka iniciuar arrestimin e tij. "Qendrova tre dite ne menyre te paligjshme ne arrest dhe prokuroria vleresoi se gjithcka ishte e tille", - theksoi Laci. Administratori i Partizanit akuzoi drejtorin e policise Vocaj, si iniciator te ketij arrestimi dhe tha se do te kerkoje largimin e tij nga posti, nepermjet protestave te tifozeve te Partizanit, pasi po tentohet shkaterrimi i ketij ekipi. Sipas versionit te policise se kryeqytetit, ndalimi i Lacit eshte bere per shkak te nje denoncimi qe kreu futbollist Sokol Ishka ndaj tij. Policia e vleresoi akuzen me motivacionin e heqjes se lirise se tjetrit dhe per kete arsye u be ndalimi i Lacit, rreth tre dite me pare. Lojtari i Partizanit e ka terhequr nje dite me pas denoncimin, nderkohe qe vendimi i djeshem i prokurorise, e ka lene perfundimisht te lire administratorin e te kuqve, Paro Laci. Te kuqte do te luajne sot ne Lushnje, nje ndeshje vendimtare per te rikthyer mes me te mirave te Kategorise Superiore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›