E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama paraqet rezolutë për krizën ekonomike

Deputetë të kësaj partie kanë analizuar problemet kryesore ekonomike. Në një analizë kryetari i PS-së, Edi Rama tha se kriza ekononmike po kanos çdo ditë e më shumë shqiptarët.

“Duke fshehur varfërinë e duke shtuar taksat, qeveria po shkurton ndihmën ekonomike. Ndërkohë që invalidët prej muajsh nuk marrin pagat e tyre”, theksoi Rama. Ndër të tjerash, Rama tha se Partia Socialiste do të paraqesë një rezolutë për masat që duhet të merren gjatë vitit 2010. Ai ka përmendur disa faktorë, sipas të cilit tregojnë se ekonomia shqiptare është në krizë.

Rritja e çmimit të energjisë, zhvleftësimi i lekut, ulja e dërgesave të emigrantëve, toka e pa punuar dhe braktisja e fshatit, mos rritja e pensioneve, etj, ishin disa nga problemet që Rama ka ngritur para anëtarëve të Asamblesë së partisë së tij.

 “Kjo nuk është një krizë e ngjashme me krizën kapitaliste ndërkombëtare. Kriza shqiptare e ekomisë, është kriza e një demokracie pa konkurrencë”, tha më tej kreu socialist. Ai i ka kërkuar kryeministrit Sali Berisha që të luftojë monopolet, para se ato të fundosin ekonominë.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›