Kriza ekonomike, PS rezolutë dhe komision të posaçëm
16/12/2009 Lidershipi socialist mbledh sot asamblenë kombëtare
Partia Socialiste do të ngrejë një komision të posaçëm lidhur me krizën ekonomike dhe efektet e saj. Një nismë e tillë pritet të formalizohet në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Kështu, lidershipi socialist ka vendosur që të thërrasë një forum të tillë me qëllim trajtim e problematikave që has sot vendi për shkak të situatës së vështirë ekonomike. Njëkohësisht gjatë takimit të sotëm ky forum do të diskutojë dhe miratojë më pas një projektrezolutë, e cila ka në fokusin e saj pikërisht krizën ekonomike. Nga ana tjetër, duke vënë në dukje këto shqetësime, Asambleja Kombëtare e PS-së në mbledhjen e saj do të shpalosë dhe arsyet pse kampi opozitar rinisi sërish protestat. Edhe pse një vendim i tillë, i marrë vetëm nga kupola rozë, tashmë është formalizuar dhe për më tepër kanë nisur organizimet e manifestimeve, ky forum, i cili është forumi drejtues më i lartë vendimmarrës i PS-së mes dy kongreseve, nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të thotë fjalën e tij në mbështetje të kësaj nisme. Ndërkohë në mbledhje anëtarët e AK-së gjatë fjalëve të tyre do të trajtojnë të gjitha çështjet me të cilat lidhen problemet dhe vështirësitë ekonomike, duke mos harruar këtu t’ia faturojnë qeverisë “Berisha” përgjegjësinë për një situatë të tillë. Këto janë dhe arsyet pse kampi i majtë kërkon largimin e kësaj qeverie të kryesuar nga kryeministri Sali Berisha. Në këtë mënyrë, duke u ndalur në çështje të ndryshme që lidhen me krizën ekonomike, pritet që gjatë mbledhjes së sotme të referojnë një numër prej dhjetë anëtarësh të Asamblesë Kombëtare, ku ndër të tjera në analizën e tyre socialistët do t’i kushtojnë rëndësi ndihmës ekonomike si dhe do të publikojnë fakte të aferave korruptive në oborrin kryeministror. Ndërkohë socialistët kanë veçuar të shprehin përpara protestuesve disa nga arsyet kryesore për të cilat kanë ndërmarrë një tjetër fushatë manifestimesh e ku natyrisht kërkohet zgjidhje mbi to. Së pari, kampi opozitar kërkon transparencë e zgjedhjeve të 28 qershorit, për të kaluar te problemet dhe vështirësitë e shumta ekonomike me të cilat përballet sot vendi. Gjatë këtyre protestave kërkohen shpjegime për problemet e shumta që ka sjellë keqqeverisja, që sipas socialistëve ka vetëm një përgjegjës: kryeministri Sali Berisha. Duke iu referuar situatës së rëndë ekonomike në vend, PS-ja kërkon largimin e Berishës.
Axhenda
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e cila pritet të mblidhet paraditen e sotme, do të jetë e fokusuar te kriza ekonomike, efektet e saj në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare si dhe menaxhimi që i është bërë asaj nga qeveria.
Vendimi
Forumi më i lartë vendimmarrës i PS-së mes dy kongreseve të kësaj partie, Asambleja Kombëtare, do të diskutojë dhe do të miratojë një rezolutë si dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm, ku në fokus do të jetë kriza ekonomike.