Rama paraqet shqetësimet e PS-së tek reporterët e KE-së
“Gjatë këtij takimi ata u informuan në detaje mbi qëndrimin e opozitës ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend. Natyrisht ka disa elemente që ne i përmendëm më me prioritet siç janë çështjet e zgjedhjeve politike në Shqipëri, lirisë së medias dhe konfliktet e fundit që ka shkaktuar ekzekutivi me pushtetin vendor dhe me gjyqësorin në Shqipëri”, tha deputeti Ditmir Bushati, i pranishëm në takim, i cili pasi mbaroi bëri publike bisedimet e zhvilluara.
Sipas tij, ata rinkonfirmuan edhe njëherë qëndrimin e tyre që çdo deklarim që është bërë nga zyra të tjera publike në këtë vend, “për gjoja qëndrime të tyre ndaj opozitës apo institucioneve të tjera është absolutisht i pavërtetë. Qëndrimi i tyre do të jetë në raportin që do të prodhojnë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.”