Toçi kundërshton zgjedhjen e anëtarëve të KKRT-së
“Ky vendim absurd, është dëshmi e qartë jo vetëm e arrogancës së pakorrigjueshme të kësaj mazhorance, por edhe e papërgjegjshmërisë së saj të plotë për situatën politike në të cilën ndodhet vendi”, tha deputeti Fatmir Toçi.
Ai tha se ky institucion është dëshmi e mungesës së plotë të vullnetit për të reflektuar mbi deformimin që ka pësuar ky institucion, të kthyer në një burim shqetësimi jo vetëm për Partinë Socialiste, por dhe për mbare opinionin publik shqiptar dhe faktorin e ndërkombëtar.
“Për më tepër, marrja e një vendimi të tillë pikërisht në çastet kur mbarë opinioni publik është i alarmuar për lirinë e medias në Shqipëri, kur raportet e organizatave prestigjioze ndërkombëtare e rendisin Shqipërinë të fundit në rajon për lirinë e medias dhe kur përfaqësuesit e medias dhe gazetarët janë më të rrezikuar se kurrë, deri në jetën e tyre, tregon se pushtetarët e sotëm janë të vendosur për t’ ia nënshtruar gjithçka interesave të tyre politike e korruptive”, vijoi ai.