E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha mbledh Task-Force për mbjelljen e ullirit

Berisha ritheksoi edhe njëherë se ky është projekti më i rëndësishëm i katërvjeçarit në vijim, që synon mbjelljen e 20 milionë rrënjëve ullinj në vend.

Ai siguroi mbështetjen e qeverisë për të gjitha strukturat që merren me zbatimin e këtij projekti dhe u kërkoi atyre që të gjejnë skemat e duhura për nxitjen e mbjelljes së ullinjve dhe realizimit me sukses të plotë të projektit ambicioz.

Ministri i Bujqësisë Genc Ruli, bëri me dije se mbështetja e dhënë për vitin 2009 për mbjelljen e ullishteve të reja ka qenë shumë efektive, ndërkohë që kërkesat për mbjellje të reja kanë qenë 2 herë më të larta se në vitin 2008. Gjatë vitit 2009, për sektorin e ullirit janë dhënë  104 milionë lekë, nga 1.1 miliard lekë të dhëna në total për subvencionimin në bujqësi. 

Në takim u bë e ditur se janë evidentuar tashmë të gjitha sipërfaqet e ullishteve ekzistuese, gejndja reale e tyre dhe masat që duhet të merren për rehabilitimin e rreth 17.000 ha ullinj. Gjithashtu, janë përcaktuar edhe të gjitha sipërfaqet që do të mbillen me ullishte të reja, që arrijnë në 60 ha gjithsej. Është përcaktuar edhe struktura e varieteteve që do të mbillen,  sipas të cilës, nga 20 milionë rrënjë që do të mbillen në total, 65 për qind do e zënë mbjellja e varietiteve të vendit dhe 35 për qind varietetet e huaja.

 Një pikë tjetër e diskutuar në takim ishte edhe nevoja për ndërhyrjet në rrjetin e rrugëve që bëjnë të mundur konkretizimin e projektit të ullinjve në çdo territor të vendit, si dhe investimi në sistemin ujitës në ullishte.  Gjithashtu, u analizua gjendja e indistrisë përpunuese të vajit dhe nevojat e këtij sektori për t’iu përgjigjur rritjes së prodhimit në 10 vitet e ardhshme.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›