E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rama, pastrim parash ne Shqiperi dhe SHBA” Rozeta Rapushi

Kryeministri, Sali Berisha, akuzoi dje nga Devolli i Korces kreun socialist, Edi Rama, per pastrim parash ne Shqiperi dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes (SHBA). Ne mitingun permbylles elektoral ne Devoll, kreu i qeverise akuzoi edhe se pas kundershtimeve dhe bllokimeve te shumta, Rama tashme thote se do te anuloje me cdo kusht edhe rrugen Qafe Pllocke-Qukesh. Ndaj sipas tij, Korca duhet te zgjedhe numrin 44, Partine Demokratike ne 23 qershor jo alternativen e bllokimit. “Zoti Rama, njeriu me i fuqishem ne Kongresin e SHBA-ve, Kryetari i Komisionit te Jashtem per Evropen dhe Azine ka kerkuar zyrtarisht nje hetim per ju, per larje parash, per 80 mije dollare. Jepi shpjegim shqiptareve, jepi shpjegim se kjo eshte e vertete si drita e diellit. Zoti Rama shpjegoja ti sepse me drejtesine amerikane nuk behet shaka. Ndaj dhe ju ftoj, me 23 qershor te votojme per njeri-tjetrin, te votojme per rroga me te larta, pensione me te larta, per me shume vende pune, per ferma me te zhvilluara, per rruge, infrastrukture moderne, energji te rinovueshme, integrimin ne Europe, per te ardhmen tone te ndritur”, - tha Berisha. Ai kerkoi votat, duke thene se qeveria do te rrise rrogat, pensionet, ndihmen ekonomike, pagesen per te papunet, etj. Ndersa socialistet, sipas Berishes nuk flasin dot per gjera te tilla. “Socialiste te Devollit shtrojini nje pyetje vetes. Pse Edi Rama nuk shqiperon njehere fjalen rritje rrogash? Pse Edi Rama nuk shqiperon njehere fjalen rritje pensionesh? Pse Edi Rama nuk shqiperoi njehere fjalen rritje te ndihmes ekonomike, ku eshte arsyeja? Sepse mendon vetem per rritjen e rrogave te larta dhe krijimin e monopoleve te miliardereve te tij”, - akuzoi kryeministri. Ai shtoi, se per PD, e ardhmja e ndritur eshte integrimi ne Europe. Ndersa kreu socialist nuk e permend dot fjalen integrim. “A e keni degjuar qofte edhe njehere te vetme te shqiperoje fjalen integrim, perkundrazi ju thote shqiptareve se Bashkimi Evropian nuk eshte as buke, as uje. I them ketu se Bashkimi Evropian eshte drite, eshte qindra milion euro investime ne vit, eshte liri me shume, eshte siguri me shume, eshte me shume se cdo gje tjeter. Po si ka mundesi qe nuk e permend? Nuk e permend te dashur miq sesi askush tjeter ne Europe ka shkelmuar mbi kete enderr tuajen, mbi kete projekt madheshtor, bllokoi statusin e vendit kandidat per nje vit rresh dhe ne fund e detyruam ti votoje ato ligje”, - vijoi kryeministri. Sipas Berishes, Rama nuk e shqipton njehere fjalen rruge as edhe ne kete zone. “Erdhi ketu a e permendi rrugen Qafe Pllocke-Qukesh? Jo dhe jo, sepse do ta anuloje me cdo kusht. Erdhi ketu a permendi kaskades e Devollit? Jo dhe jo, sepse thote se do te krijoje komision te jashtezakonshem per te shqyrtuar cdo koncesion”, - nenvizoi kryeministri.

AKUZA

“Modeli i kundershtarit, eshte ai i njeriut qe fsheh pasurine e tij, modeli i tij qe shkon dhe garon me vile dhe pallat mbrapa, pa treguar edhe nje qindarke se me se i bleu. Nga i dalin atij keto para? Ne vendin e madh te lirise njeri nga personalitetet me te medha te Kongresit Amerikan kerkon hetimin tend per larje parash”, - akuzoi dje Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›