E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Shqiperi, veprojne rreth 540 dege bankash

Ne Shqiperi, rrjeti bankar ne funksion te qytetareve sa vjen dhe shtohet. Duke bere qe atyre t’u ofrohen gjithnone e me shume sherbimet bankare. Keshtu, ne rang vendi, mesohet se ushtrojne aktivitetin rreth 540 dege bankash apo agjenci ne funksion te tyre. Shperndarja e te cilave, pershin aktualisht pothuajse te gjithe territorin e vendit. Kjo situate e rrjetit bankar ne vend, eshte publikuar ne Raportin Vjetor te Mbikeqyrjes se Bankes se Shqiperise per vitin 2012. “Evidentohet se perqendrimi me i madh i degeve dhe agjencive bankare eshte ne Tirane, ne nivelin prej 40%, aty ku edhe perqendrimi i popullsise eshte me i madh, prej 26.97%”, citohet me tej, lidhur me kete fakt, ne kete raport te BSH-se. Duke konstatuar keshtu se shperndarja e rrjetit te degeve te bankave eshte ne perpjesetim me shperndarjen gjeografike te popullsise shqiptare ne teresi. Dhe nese iu referohemi me detaje, shperndarjes se degeve te bankave neper rrethet e vendit, vihet re, se pas Tiranes, me te shumta ato jane ne Durres, me nivelin prej 10%; me pas ne Fier dhe ne Vlore me 8%; apo ne Korce me 5% dhe Lezhe, Elbasan e Shkoder, me 5% etj. Kurse sa i perket raportit qe prania e bankave, ka me popullaten e seciles zone, te dhenat e BSH-se tregojne se pas Tiranes me 26.97%, ky raport eshte me i larte ne Fier, me 11%, per te vijuar me tej me rajonin e Elbasanit qe e ka kete tregues prej 10% apo ate te Durresit me 9% dhe te Korces me 8% etj. Gjithsesi, ekspertet e BSH-se konstatojne gjithashtu se megjithe numrin e larte ekzistues, zgjerimi i rrjetit te degeve dhe agjencive bankare brenda vendit, ka shenuar ritme te uleta rritje pergjate vitit 2012. “Konkretisht gjate ketij viti, rrjeti bankar u zgjerua ne total edhe me 4 dege te reja”, sakteson raporti i lartpermendur lidhur me nje dukuri te tille, teksa nje vit me pare, ky rrjet numeronte 534 te tilla.

Zyrat e kembimit valutor, kemi 322 ne rang vendi

Mese 322 zyra te kembimit valutor, ose sic i njohim ndryshe me emrin “Exchange” ushtrojne aktivitetin e tyre ne rang vendi. Referuar shifrave te fundit te publikuara nga Banka e Shqiperise rreth tyre, ato kane pesuar nje rritje gjate vitit 2012, ne krahasim me vitin e meparshem 2011, kur numeroheshin vetem 301 te tilla, duke folur keshtu per nje shtim te interesit per kete lloj aktiviteti financiar. “Persa i takon shperndarjes gjeografike te zyrave te kembimit valutor, ato jane te lokalizuara dhe ushtrojne aktivitetin e tyre ne 24 qytetet kryesore te vendit, dhe referuar shperndarjes se tyre sipas rretheve konstatohet se perqendrimi me i madh i tyre mbetet ne qytetin e Tiranes”, sqarojne me tej ekspertet e BSH-se. Duke shtuar se zgjerimi i shtrirjes gjeografike te subjekteve te licencuara per zyra kembimi valutor gjate vitit 2012 perfshiu 10 rrethe te vendit ku vetem qyteti i Tiranes ze 58% te totalit te rritjes ose 15 zyra kembimi valutor te licencuara rishtazi.

Por edhe se ne drejtim te kerkesave te aktoreve te tregut per kryerjen e veprimtarise se kembimit valutor, gjate vitit 2012 u konstatua rritje e kerkesave per hapjen e zyrave te kembimit valutor krahasuar me nje vit me pare. “Pavaresisht rritjes, vlen te theksohet se krahasuar me efektin e nje rritjeje te vrullshme te numrit te zyrave te kembimit te licencuara gjate viteve te kaluara, dy vitet e fundit numri i kerkesave paraqet ritme te uleta rritjeje, me vetem 26 licenca te reja per vitin 2012, te akorduara nga Banka e Shqiperise”, citohet me tej nga ekspertet e BSH-se.

Duke perfunduar me faktin se viti 2008 dhe viti 2010, mbeten vitet qe shenuan edhe rritjen me te madhe te hyrjeve te aktoreve te rinj ne tregun e kembimit valutor, cka u materializua perkatesisht me 77 dhe 63 licenca te reja. Teksa, viti 1999, ka qene i pari i cili shenoi fillimin e kryerjes se veprimtarise se kembimit valutor, nga subjekte qe licencohen nga Banka e Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›