Rama për Klosin: Iku një mik e njeri i çmuar i këtij vendi

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” për vdekjen e publicistit të njohur Aridan Klosi.
Në reagimin e tij, Rama e cilëson si Klosin si një njeri të çmuar të vendit dhe një antikomformist. “Iku tragjikisht natën një mik i shtrenjtë e njeri i çmuar i këtij vendi, antikomformist i hershëm që refuzoi të përshtatet me vulgaritetin...”, shkruan Rama në Twitter.
Publicisti i njohur Ardian Klosi i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij. Klosi u gjet i vdekur, nga gruaja e tij, mbrëmjen e djeshme ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vetëvarjes së tij.