E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Kukan: Energjitë tona shkojnë për plotësimin e prioriteteve

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është takuar në Bruksel me kreun e delegacionit të PE për Shqipërinë Eduard Kukan.
 

Ndërsa e njohu kreun e delegacionit të PE-së me zhvillimet e fundit positive në Shqipëri, Meta theksoi se të gjitha energjitë duhet të shkojnë për plotësimin e 12 proriteteve të Bashkimit Europian.
 

Sipas Metës këto janë moment kyçe për Shqipërinë ndërsa shtoi se politika shqiptare duhet të tregojë përgjegjësi kombëtare për përmbushjen e të gjitha detyrimeve për integrimin.  “Energjitë tona shkojnë për plotësimin e 12 prioriteteve të BE. Shqipëria duhet ta marrë statusin e vendit kandidat në BE këtë vit” theksoi Meta.
 

Meta gjithashtu kërkoi përfundimin sa më të shpejtë të reformës zgjedhore. “Reforma zgjedhore duhet të përfundojë urgjentisht” shtoi Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›