Rama për LaCivita-n: Konsulencë me pagesë, asgjë e re te fushata e “Bufit”

TIRANË, 7 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, gjatë një interviste televizive sot e komentoi daljen e LaCivita në fushatën elektorale të Partisë Demokratike, si një konsulent dhe jo këshilltar.
Duke folur për fushatën dhe takimet e kreut të PD Sali Berisha, Rama tha se, “ai u fut në këtë ndeshje si Trump dhe po del si Biden”.
“Unë besoj që është degradimi më i merituar për dikë që hyri në këtë ndeshje me pretendimin që ishte Trump dhe po del nga kjo ndeshje si Biden, flas në aspektin e karakterit në fushë, se me Biden nuk krahasohet ai, se është si nata me ditën. Unë di që këtu bëhet fjalë për një konsulencë, është biznes më vete që paguhet dhe jep këshillat e tij për një fushatë elektorale dhe strategji. Do ta kisha të vështirë të gjeja se çfarë merite mund të ketë pasur zoti Latif në fitoren e Trump. Në fushatën e Bufit nuk ishte asgjë që mund të thuash se që nga slogani ishte një vetë qesharakëzim: “Shqipëria madhështore””, u shpreh Rama.
/a.f/r.e/