E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama për Lotarinë: Të marrim shembull nga Britania

Mbyllja e Olimpiades magjike te Londres le pas nje reflektim.Kështu e ka komentuar mbylljen e Lojërave Olimpike në Londër kreu i PS-së Edi Rama në rrjetin social twitter, duke shtuar se shkëlqimi i skuadres britanike ka ne baze financimin nga Llotaria Kombetare.
“Mbyllja e Olimpiades magjike te Londres le pas nje reflektim:Shkelqimi i skuadres britanike ka ne baze financimin nga Llotaria Kombetare!Reflektim per skeptiket mbi programin e PS: Me Llotarine Kombetare ne dispozicion te sportit e rinisne ne do ta rilindim sportin shqiptar.I jemi referuar me kohe shembullit te Britanise se Madhe kur kemi folur per Llotarine Kombetare e jemi te bindur se kjo eshte rruga e duhur” –shkruan Rama në twitter.
 

Lojërat Olimpike “Londër 2012” përfunduan mbrëmjen e së dielës dhe organizatorët i thanë lamtumirë publikut me muzikë për tre orë rresht.
 

Ceremonia e mbylljes titullohej `A Symphony British Music` dhe kishte si qëllim prezantimin e kreativitetit britanik në fushën e artit.
George Michael, Muse, The Who, Take That dhe Spice Girls ishin disa nga artistët që kënduan këngët e tyre më të njohura.
 

Dita e fundit e Lojrave Olimpike të Londrës përfundoi me ekipin amerikan në krye të listës së medalistëve, duke fituar 104 gjithsej, nga të cilat 46 medalje ari.
 

Kina përfundoi e dyta me 87 medalje, nga të cilat 36 ari. Britania e Madhe vendin e tretë për medaljet e arit, duke fituar pesë më shumë se Rusia. Rusia doli e treta për nga numri i përgjithshëm i medaljeve, ndërsa Britania e katërta. 85 vende fituan të paktën nga një medalje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›