E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama për sulmin e Topallit: Marrina të spikeres që i shërben pushtetit pinok

FOTOT Rama sulmon pronarët e drejtuesit e mediave Niveli i Bunës, 9.11 nga 9.25 që është pika kritikeTiranë, 9 Janar NOA Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama reagoi pak minuta më parë për sulmin që kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i bëri nga Shkodra ku tha se kreu socialist synon të bëjë karrierë përmes mortit.

I them Sali Berishës mjaft me broçkulla e me yshtje gojësh të shthurura kundër opozitës. Mos krekoset si shpëtimtar dhe as mos akuzojë si i përdalë, se nuk e ka fajin as Zoti e as opozita, që pasi hodhi në erë mijëra shtëpi e familje në Gërdec ku humbën jetën 26 vetë, pasi varrosi edhe qindra miliona euro në tunelin e Kalimashit ku preu një shirit të rremë, i shpëtoi tani edhe uji i mbledhur për arsye që herët a vonë duhet tia tregojë drejtësisë dhe po i ndodh Veriut një përmbytje e jashtëzakonshme, e cila nuk mbahet mend qyshse nuk ka ndodhur, megjithëse nuk ra asnjë shi për tu mbajtur mend, - deklaroi Rama në një dalje të posaçme për mediat. Ai theksoi se opozita po i shërben, siç është në traditën shqiptare e në shpirtin e politikës sonë të re, familjeve të përmbytura dhe nderit të vendit, duke ndërtuar rrjet solidariteti njerëzor në gjithë Shqipërinë e jashtë saj. Por, shtoi Rama, opozita shërben edhe duke thënë të vërteta të cilat nuk mund të mbyten dot, as me shpifje e as me sharje ndaj opozitës, as me marrinat e spikeres Jozefinë e tellallëve të Pinokut kryeministër dhe as me ekrane e gazeta që i shërbejnë pushtetit pinok. Duke reaguar ashpër për deklaratat e Topallit, kryesocialisti tha se veriun po e përmbyt rënia e shtetit dhe triumfi i babëzisë, paaftësisë, korrupsionit, nga digat lart në Fierzë, që janë kthyer prej kohësh në burim përfitimesh të paligjshme për pushtetarët, tek fushat poshtë nën Shkodër e më tutje, ku njerëzit janë lënë në dorën e Zotit dhe shteti është zhdukur nga faqja e dheut prej vitesh. Gojët e shthurura të Sali Berishës na akuzojnë paturpësisht se bëjmë politikë me fatkeqësinë tha më tej Rama dhe shtoi: Jo, politikë me fatkeqësinë kanë bërë gjithnjë ata, kur ishin në opozitë dhe përdornin kufomat për të carë derën e kryeministrisë e vënë flakën në institucionet e shtetit, për të ndezur qirinj morti në parlament e lëshuar rrufe mllefi ndaj atyre që qeverisnin, për të parë pas çdo fatkeqësie një rast për dhunë, për destabilizim, për nxitje të urrejtjes ndaj nesh, e madje, më keq akoma, të dasisë Veri-Jug. Ne bëjmë politikë me parakushtin që urrejtja për tjetrin sduhet të ketë vend në shtëpinë tonë, - vijoi Rama. Nga ana tjetër, kryesocialisti fshikulloi dhe deklaratën e Topallit për situatën e rëndë në Britani dhe Francë: Ngrohja globale nuk është re e mbledhur mbi një qark të Shqipërisë dhe moti i keq në botë skishte pse përmbyste vetëm shtëpitë e shkodranëve. Aq më pak akoma i shpëton dot Sali Berisha të vërtetës rrëqethëse të deklaratave të panumërta kontradiktore të tij e të priftërinjve e priftëreshave të tija, që janë konvertuar plotësisht në fenë e pushtetit të korrupsionit e të gënjeshtrës dhe janë lëshuar së fundmi rrjedhës së lumit të baltës kundër opozitës, duke predikuar suksesin e madh të qeverisë këto ditë e duke arritur të thonë se kjo qeveri po bën sot atë që se kanë bërë dot qeveritë as në Francë, as në Britaninë e Madhe. Andej mbyllen përkohësisht aeroporte e zihen përkohësisht rrugë nga dëbora, po nuk mbyten toka e bagëti si shekuj më parë dhe as evakuohen njerëz nga shtëpitë se i shpëton qeverisë uji i hidrocentraleve nga kontrolli. /e.r/r.b/NOA/ Lexoni si erdhi reagimi duke klikuar këtu Nesër mot me shtrëngata, parashikimi i detajuar nga NOA dhe Shërbimi i Forcave Ajrore Vijnë ndihmat e para nga vendet të ndryshme të botës për emergjencën në Shkodër Përmbytjet, Albpetrol jep 25 milionë lekë dhe 350 mijë euro ndihmë Çalik Holding mbështet me 150 mijë euro familjet e prekura nga përmbytjet në veri Helikopterë të NATO-s mbërrijnë në Shqipëri, do të instalohen në Gjadër Topalli sulmon rëndë Ramën: Jeton me shpresën që të shohë vetëm morte Ministria e Brendshme fton bizneset dhe individë të kontribuojnë për përmbytjet Ministria e Ekonomisë: Nuk ka vend për panik se digat janë në rrezik Qeveria e Kosovës, 200 mijë euro për rajonet e përmbytura në Shqipëri Ciko: Kompanitë private dhe shtetërore po japin ndihma të konsiderueshme PS lëshon një apel të fortë për ndihmë ndaj përmbytjeve METE: Ka tendencë zvogëlimi të prurjeve, në kaskadën e lumit Drin PS akuzon: Kriza humanitare, nga babëzia e Qeverisë Niveli i lumit Bunë, momentalisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike KESH: Kaskadat e HEC, me ulje të ndjeshme të prurjeve Çalik Holding jep 150 mijë euro për familjet e prekura nga përmbytjet Qeveria kërkon ndihma, 6 shtete japin 30 gjeneratorë, ekipe zjarrfikëse, tenda e ilaçe Mbërrijnë në Kakavijë rreth 40 mjete ndërhyrëse të NATO-s për përmbytjet Moti i keq shkakton dallgë të forta në Portin e Durrësit, nuk mbërrijnë dy tragete nga Bari

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›