Rama për takimin me Metën: Rrugët e vjetra na lënë pas. TV Klan: Rama iu ngjit Metës pas këpuce
Arta Dade: Jemi të hapur për bashkëpunim me LSI për rrëzimin e Berishës
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka komentuar edhe për ndjekësit e tij në Twitter, takimin mes tij dhe Ilir Metës. Rama thotë se rrugët e vjetra na lënë pas. Dialogu për çështje të mëdha si sprova e zgjedhjes së Presidentit d.m.th dialog me kundërshtarët, jo monolog i secilës palë në llogoren e vet. A mund të bëhet si duhet dhe si duam ky proces? Ne do bëjmë tonën me të gjitha energjitë pozitive, rrugët e vjetra politike veç na lënë pas. Ka një gjë më të rëndësishme se ne të gjithë sot, Shqipëria që interes të saj madhor ka të bëhet europiane e të ulet në tryezën e BE, shkruan Rama.
Por nuk ka lënë rastin pa i shpëtuar TV Klan, ku Edi Rama do shfaqet të enjten në emisionin Opinion. Në një shënim të gjatë në hyrje të edicionit të lajmeve, ata kanë sulmuar Ramën se po bashkëpunon dhe po i përulet njeriut, për të cilin nxori njerëzit në shesh më 21 janar, duke shkaktuar edhe katër viktima. Duke përdorur një shprehje të Ramës dikur, se Meta i është ngjitur Berishës pas këpucës, edhe TV Klan thotë se tani është Rama që i është ngjitur Metës si … pas këpucës.
Ndërkohë deputetja e PS, Arta Dade, në një intervistë për Shqiptarja.com, thotë se PS është gati për të bashkëpunuar edhe me LSI për rrëzimin e Berishës.