Jakup Krasniqi: Shqipërisë i duhet komunikimi mes forcave politike
Shqipëria duhet të kapërcejë ngërçin politik dhe të rindërtojë komunikimin mes forcave politike. Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Në një interviste eksluzive për "News 24" dhe "Gazetën Shqiptare", Krasniqi analizon zhvillimet e reja në skenën politike kosovare, ndërsa komenton edhe situatën politike në Shqipëri. Sipas tij, Kosova edhe për shumë kohë do të ketë nevojë për mbështetjen e ndërkombëtarëve, ndërsa shteti më i ri në botë ka nevojë për rifreskim të skenës politike me levizje dhe vizione të reja.
Z.Krasniqi, po zhvilloni këto ditë vizitën tuaj të dytë zyrtare në Shqipëri…si i shihni tani marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës?
Marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Tiranës janë shumë të mira. Gjatë kësaj vizite kam pasur takime shumë të rëndësishme me autoritetet shqiptare; biseduam së bashku lidhur me mundësinë që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë të forcohen dhe të intensifikohen. Shqipëria ka traditë institucionale në fushën e qeverisjes e diplomacisë, në të cilat Kosova është në hapat e parë dhe ndaj duhet të ketë një bashkëpunim më të drejtpërdrejtë në të gjitha fushat. Ne shpresojmë që përfundimi i autostradës kombëtare do të krijojë impulse të reja në intensifikimin e këtyre marrëdhënieve.
A mendoni se Tirana zyrtare ka bërë mjaftueshëm për të ndihmuar njohjet e reja të pavarësisë së Kosovës?
Unë mendoj se Prishtina dhe Tirana kanë bërë atë që kanë pasur mundësi të bëjnë. Kemi pasur këtë vit ngecje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës, për shkak të shtyrjes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Sigurisht edhe sepse që vendet e ndryshme që vazhdojnë të mos e njohin Kosovën, kanë problemet e tyre. Pas vendimit që do të dalë nga gjykata dhe që ne shpresojmë se do të jetë i favorshëm, besojmë se do të ketë njohje të reja.
Situata në Shqipëri ka qenë e dominuar nga kriza politike së fundmi, mes partisë qeverisëse dhe partisë më të madhe të opozitës, Partisë Socialiste. Si e gjykoni këtë krizë dhe sa mund ta pengojë ajo ardhmërinë e Shqipërisë?
Ne mendojmë që realisht edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë duhet të ndërtohet komunikimi mes forcave politike, një komunikim i ri mes pozitës dhe opozitës. Unë dëshiroj ta shoh këtë mangësi që ekziston në Shqipëri, të tejkaluar. Mendoj se ka tendenca për zbutjen e bojkotit, edhe Partia Socialiste, edhe Partia Demokratike duhet t'i zbusin raportet mes tyre. Kosova ka bërë disa kompromise dhe ato kanë qenë të dhimbshme, por demokracia nënkupton edhe kompromise. Sugjerimi im shumë miqësor është, të ketë komunikim në mënyrë që edhe pozita të qeverisë, edhe opozita të luajë rolin e saj.
Ndërkohë në Prishtinë sapo është riformatuar qeveria e kryeministrit Hashim Thaçi, por në të sigurisht ka edhe emra të përfolur për korrupsion, si ai i ish-kryeministrit të Kosovës. Si i gjykoni ju këto emërime dhe zhvillime të reja në qeverisjen kosovare… janë pragmatiste apo të detyruara?
Kemi një formatizim të ri të qeverisë, kemi këtu figura të vjetra, edhe figura të përfolura për çështje korruptive. Korrupsioni është bërë një çështje e paragjykuar në rajon, ka shumë akuza, por nuk ka prova që e vërtetojnë këtë. Ne jemi në një koalicion të gjerë partish dhe secila parti i ka kapacitetet e saj. Unë e shoh këtë formatizim të ri edhe si ndryshim të balancave brenda partive të ndryshme. Kemi dy ish-kryeministra të rikthyer në këtë qeveri dhe janë njerëz me përvojë. Në dukje është një kualitet i ri, por cili do të jetë kontributi dhe efektiviteti i tyre, kjo mbetet për t'u provuar.
A ka nevojë Kosova për parti të reja, me një vizion të ri? Janë bërë të qarta qëllimet e liderit të "Vetëvendosjes", Albin Kurti, për ta paraqitur lëvizjen e tij si një parti para zgjedhjeve të ardhshme?
Kosova e ka nisur jetën politike pas qershorit 1999. Sa i përket "Vetëvendosjes", ajo ka qëndrime politike, edhe pse ende nuk është quajtur parti. Por mendoj se ky subjekt i ri mund të sjellë një frymë të re, por janë zgjedhjet ato që do të tregojnë cila do të jetë fuqia e këtij subjekti politik. Kosovës i duhen parti të reja, vizione të reja, shumica e partive konsiderohen të djathta, shumë pak ka të majta, shumë nuk janë të diferencuara. Kjo parti mund të sjellë një frymë të re, por në Kosovë duhet ende kohë për një rikonfigurim të ri të subjekteve politike dhe një përcaktim të tyre ideologjik.
Cili është roli i opozitës në Kosovë? Sa aktive është ajo dhe sa e ndihmon të gjithë procesin politik në vend?
Mendoj se roli i opozitës në Shqipëri dhe Kosovë ka dallime të dukshme. Kosova ka dalë nga një luftë dhe gjatë këtyre viteve, të gjitha partitë politike kanë opozitë, e kanë pasur opozitën më të fortë, e tani ajo është më e dobët. Proceset politike ku ka kaluar Kosova, kanë bërë që dallimet të mos duken qartë. Opozita në Kosovë në shumë procese ka qenë e unifikuar me opozitën. Ende s'janë krijuar kushtet që opozita në Parlamentin e Kosovës të jetë e fuqishme dhe e mirëfilltë.
Në Kosovë, ndërkombëtarët po përballen me një ndjesi pakënaqësie nga ana e popullatës lidhur me misionin dhe rolin e tyre. Sipas mendimit tuaj, deri kur do të jetë e nevojshme kjo mbështetje e ndërkombëtarëve për shtetin më të ri në botë?
Jemi duke jetuar në një kohë të globalizimit, edhe vende që kanë një traditë të gjatë qeverisjeje, nuk po marrin vendime vetë në mënyrë të pavarur. Mendoj se Kosova edhe një kohë të gjatë nuk do të marrë vendime vetë, por do të ketë nevojë për një mbështetje ndërkombëtare, veçanërisht nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Sa aktive është diplomacia e Prishtinës për të nxitur njohjet, ndërkohe që ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç po bën përpjekje maksimale për të penguar njohjen e shtetit më të ri?
Diplomacia e Prishtinës është diplomacia më e re në Europë dhe në botë. Diplomacia serbe po pengon njohjen, por shtetin e Kosovës e kanë njohur tashmë 65 vende të botës dhe kjo nuk është pak. Janë vende të fuqishme në aspektin diplomatik e ushtarak. Shteti i ri i Kosovës është krijuar dhe nuk ka më kthim prapa.