E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama:Kriza thellohet. Zgjedhje elektronike? Te pamundura

TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste këmbëngul në transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe transparencën e shifrave reale të ekonimisë të cilat sipas tij fshihen nga kryeministri Berisha. Lideri socialist fajëson “keqqeverisjen dhe mos vetëdijen e qeverisë së kryeministrit Berisha për ta fshehur krizën cka con ekonominë shqiptare “buzë greminës” ndërsa vazhdon të mashtrojë me shifrat për rritje ekonomike

"Duke dëgjuar paradën e shifrave ekonomike, ndjemë të gjithë shqetësimin për nivelin më të lartë të pavetëdijes lidhur me atë që po i bën vendit keqqeverisja dhe kriza që po thellohet më shumë duke u fshehur”- tha Rama duke shtuar se shifrat e dhëna dje nga Berisha për importin dhe eksportin janë të rreme.

Zoti Rama duke iu referuar shifrave konkretë thotë se janë rritur ndjeshëm cmimet e ushqimeve ndërkohë që në 6 mujorin e ardhshëm do të ketë dhe një rritje të papunësisë.
Ai paralajmëron qeverinë për rrezikun që mund të ketë një huamarrjeje të re e cila në kushtet ekonomike të vendit tonë vetëm sa do të conte ekonominë shqiptare drejt humnerës.

“Është paralamëruar marrja e një borxhi tjetër, në kushtet kur të gjitha zërat e arsyes paralajmërojnë rrezikun e një huamarrjeje të re të papërballueshme për momentin të vendit tonë. Dua të rivë theksin në faktin se thellimi i rrugës në larjen e borxheve me borxhe po precipiton makinën e ekonomisë shqiptare drejt humnesër”.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›