BE jep fonde për muze në rajonet kufitare
Rajonet ndërkufitare të Shqipërisë dhe Kosovës do të përfitojnë një numër grantesh nga KE-ja për projekte me ndikime të ndërsjella, kryesisht të fushës së turizmit, integrimit kulturor etj. Programi në fjalë nisi të përvijohet në verën e vitit 2009 dhe ka për qëllim të parapërgatitë këto rajone, përkatësisht rajonet ndërkufitare të Shqipërisë dhe Kosovës për anëtarësim në BE, kur ky vendim të jetë marrë. Qarku i Kukësit do të përfitojë, ndër të tjerë, grante të konsiderueshëm për ndërtimin dhe rindërtimin e muzeve të qyteteve Kukës, Krumë dhe Bajram Curri.
Përfituesit potencialë të granteve të KE-së do të jenë bashkitë përkatëse, të cilat me projektet e paraqitura do të mund të ringrejnë institucionet kujtesës historike, me të cilat janë mburrur në dekadat e shkuara. Granti më i madh do t’i shkojë Krumës për muzeun etnografik, ku do të shpenzohen plot 90 mijë euro. Pas tij vjen ai i Tropojës në qytetin e Bajram Currit me 50 mijë euro dhe po aq edhe ai i Kukësit.
#