Rama përcjell shqetësimet e tyre në “Tuiter”
30/01/2012 Kreu socialist në Athinë takim me emigrantët
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përcolli përmes rrjetit social “Tuiter” shqetësimet e emigrantëve shqiptarë në shtetin fqinj, Greqi. Kështu, gjatë qëndrimit të tij në Athinë, ku u takua me bashkëqytetarët shqiptarë për të folur mbi programin politik të Partisë Socialiste “Për një rilindje shqiptare”, shkruante në profilin e tij se “pyetja e parë mes një grupi shqiptarësh në Athinë: ‘Si mundet t’ia hape dyert BE-ja një vendi ku Këshilli i Ministrave shan për turp prokurorin e përgjithshëm?’”. Gjithashtu kreu socialist do ta cilësonte si të turpshme dhe deklaratën e djeshme të ardhur nga mazhoranca kundër kryeprokurores Ina Rama. Sipas tij, provat e zonjës Rama për 21 janarin ishin gozhduese. “Këshilli i Ministrave vijoi sot ndaj prokurores me sharjet turpëruese për Shqipërinë. Provat e hetimit janë gozhduese, kurse sharjet provojnë pse duhet ndryshim”, - shkruan Rama në “Tuiter”. Gjithashtu në profilin e tij kreu socialist evidentoi se gjatë takimeve me shqiptarët në Athinë një emigrant i ishte drejtuar me fjalët: “O Edi, bëni diçka, se keq këtej e llum andej. Na e uli kokën fare Saliu.”