“Lista joparimore, e padrejtë, e pabarabartë dhe joproduktive”
30/01/2012 Deputeti i PS-së Erion Braçe shigjeton ndarjen e vendosur dhe të lexuar nga Rama
Ndarja e zonave vijon të jetë një çështje që përplasi mes tyre përfaqësuesit socialistë. Por jo vetëm kaq, veç përballjeve për pro dhe kundër ndryshimeve në zonat e mbulimit për secilin anëtar të kryesisë socialiste, për çdo debat të radhës dalin në pah dhe elemente më të cilat është bërë një ndarje e tillë. Konkretisht, nëse deri dje ishte në kuadrin e zërave jozyrtarë se ndarja e zonave ishte një hartë e bërë vetëm nga lidershipi socialist, pa propozimin apo diskutimin e forumeve, sot është vërtetuar nga një prej anëtarëve të kryesisë së PS-së. Kështu, ishte deputeti socialist Erion Braçe, njëherësh anëtar i kryesisë, ai që duke iu kundërvënë sërish deklaratave të kolegëve të tij që nxitojnë të reklamojnë një panoramë krejt të qetë në parti, u shpreh se kjo ndarje vetëm sa u është lexuar përfaqësuesve socialistë. “I vlerësoj dy kolegët e kryesisë, Por nuk u jap të drejtë. Ata janë dy ndër disa anëtarë të kryesisë që nuk e kanë ndërruar qarkun e tyre, pra janë deleguar në atë qark që kanë edhe zonat e tyre elektorale. Ata janë shembulli pse ajo listë e lexuar (vetëm e lexuar) në kryesi nuk është parimore, por më shumë është e padrejtë, e pabarabartë dhe joproduktive”, - vlerësoi Braçe në mesazhin e tij të publikuar në rrjetin social “Facebook”. Gjithashtu, duke iu referuar pikërisht deklaratave të dy kolegëve të tij, ku i fundit që mohoi të kishte pakënaqësi për ndarjen e zonave ishte Armando Subashi, Braçe nënvizoi se “lexova me shumë vëmendje dy intervista të dy anëtarëve të kryesisë së PS-së, njëherësh sekretarë në këtë kyesi dhe të dy mbrojnë me forcë, madje deri në shpërdorim, një listë (se kuptoj pse e quajnë vendim) me emrat e anëtarëve të kryesisë të deleguar në KZAZ në qarqe të ndryshme. Është shumë interesante kjo! Deri më sot unë nuk kam folur me emra, por disa emra janë bërë publikë duke folur vullnetarisht për këtë çështje. Jam i bindur se edhe disa të tjerë do ta bëjnë. Po i pres.” Si gjatë këtij mesazhi, ashtu dhe gjatë një konferencë për shtyp, Braçe shprehu qartazi se nuk do të respektojë vendimin e lidershipit socialist për t’u shkëputur nga zona e tij, që aktualisht është Berati.
Deklarata
“Dua të sqaroj se nuk jam fare i interesuar se në cilën zonë elektorale do të jem më 2013-n. Kjo nuk ka rëndësi. Jam i interesuar të respektoj njerëzit që më kanë votuar, socialistët që më kanë mbështetur. tani, jo kur ka zgjedhje. Ndaj nuk i braktis që të mbaj vendin në kryesi. Jam edukuar ndryshe të shërbej për partinë, jo partia të fitoj për mua.”
Organizimi
Në replikën e tij në distancë me sekretarin organizativ të PS-së Blendi Klosi deputeti socialist Erion Braçe bëri publik faktin se PS-ja nuk ka bërë zgjedhjen e drejtuesve të saj në 117 njësi vendore ku është e organizuar partia. Duke filluar që nga Tirana, në 11 njësitë bashkiake të saj e në bashkinë e Kavajës dhe të Rrogozhinës nuk janë zhvilluar ende zgjedhjet.