E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama përdhos shtatoren e Ismail Qemalit me teknikën e “vjedhjes” së orës së Bushit

27-11-2012 / Gazeta 55

Ekzistojnë ca njerëz që në festa nuk festojnë por shkojnë për të gjetur ushqim për marritë e tyre. Një prej tyre është Edi Rama, kreu i opozitës, i cili ka ulur sytë në këmbët e shtatores të sapo përuruar të Ismail Qemal Vlora  për të parë se emri nuk na qenka në rregull. Madje, në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “twitter” ka postuar një foto të manipuluar ku duket se emri “Ismail”, është bërë “Ismai”, duke shënuar poshtë: “Shikojeni sesi ia kanë shkruar vulgarët emrin Ismail Qemalit në shtatoren e inauguruar sot për faqen më të zezë”.
Sigurisht është një shprehje publike për të prishur simbolikën e festës dhe zhvlerësuar madhështinë e shtatores së bërë shumë vite me parë skulptori Odhise Paskali. Në të gjitha agjencitë e mediave, ku mbizotërojnë foto e ceremonisë konstatohet lehtë se është shkruar në rregull emri i babai të kombit, Ismail Qemal Vlora. Por Rama që s’heq dorë nga përdhosja e ngjarjeve të mëdha për shqiptarët dhe kombit, siç bëri me fabrikimin e lajmit të orës së presidentit amerikan Xhorxh Bush, me qëllimin për t’i nxjerrë shqiptarët si hajdutë. 
Këto mënyra për të prishur festën kanë si synim për të larguar vëmendjen nga fakti i festës dhe simboleve kombëtare, pasi për Ramën do të ishte mirë që flamuri të ngrihej në gjysmë shtizë. Edhe për monumentin e Pavarësisë, kreu i opozitës shqiptare e quajti “monument pa leje”, duke dëshmuar një sensibilitet zero ndaj simboleve kombëtare. Këtë gjë e vërtetoi edhe kur njerëzit e tij në Këshillin bashkiak të Tiranës e quajtën “Shqiponjën” (e përuruar dje te Dogana), si një breshkë.
Sidoqoftë shyqyr që statuja e Ismail Qemal Vlorës nuk kishte orë në dorë, sepse Rama do të shkruante se ia hoqën natën.    

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›