Ambasadorja gjermane, Holtkemper: Shqipëria merr statusin nëse miratohen tre ligjet

Diplomatja gjermane në Tiranë, Ambasadorja gjermane nuk përmend në asnjë moment zgjedhjet e 23 qershorit
Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat nëse miratohen 3 ligjet e kërkuara nga BE. Ambasadorja gjermane, Holkemper tha se Shqipëria i ka të gjitha shanset të ecë përpara në udhën e integrimit evropian. Ajo nuk përmend në asnjë moment zgjedhjet politike të 23 qershorit, si kusht për marrjen e statusit kandidat, sikundër propagandon opozita.
Përfaqësuesja zyrtare e Berlinit në vendin tonë bëri këtë deklaratë pas takimit me temë “Sfidat e diplomacisë publike në epokën dixhitale”. Gjatë këtij aktiviteti, ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, tha se diplomacia shqiptare po ndryshon nga të qenurit formale e burokratike, në politikë të jashtme konkrete.
...