Amerikanët “mbikëqyrin” gjyqin për pronat e Damir Fazlliçit
Përfaqësuesi i Ambasadës, i pranishëm në sallë gjatë seancës së parë. Mungesa e avokatit shtyn seancën për sekuestron e pronave
Habjon Hasani
Tiranë - Një përfaqësues i Ambasadës Amerikane në seancën gjyqësore për sekuestron e pronave të Damir Fazlliçit. Dje në Gjykatën e Shkallës së Parë në kryeqytet, si rregull do të zhvillohej seanca e parë ku Fazlliçi ka kërkuar heqjen e sekuestros për pronat e tij. Por seanca u shty pasi avokati i Fazlliçit, Genc Gjokutaj, nuk ka qenë i pranishëm në sallë. Vetë pala mbrojtëse ka kërkuar zyrtarisht heqjen e sekuestros mbi pronat e Fazlliçit, ndërsa Prokuroria do të vazhdojë mbajtjen e sekuestros duke dhënë disa fakte që flasin se këto prona dyshohet se janë pronësuar nga të ardhura të paligjshme. Avokatët e Fazlliçit nuk e kanë këtë mendim, por pas përgjigjeve nga Tatimet dhe Doganat shqiptare, të cilat rikonfirmuan zyrtarisht se zoti Fazlliç nuk ka derdhur asnjë lek në Tatime dhe se nuk ka zhdoganuar sikur dhe një karamele, avokatët janë gjendur ngushtë në kushtet kur është denoncuar se Fazlliçi ka shitur në miliona euro kompanitë e tij.
Amerikanët
Prezenca amerikane dhe vëmendja ndaj çështjes “Fazlliç”, ndër të tjera, lidhet dhe me një fakt shumë interesant. Në denoncimin mediatik të aktivitetit tregtar të zotit Fazlliç në pah doli dhe ortaku i tij amerikan, Ed Roxhers. “Albania” botoi ekskluzivisht dokumentin i cili vërtetonte se Fazlliç dhe Roxhers ishin ortakë në firmën “Kelena”, e cila hyri me 40 për qind aksionere te “Rompetrol Albania”. Kjo e fundit ka blerë sasi të mëdha tokash në Porto Romano vetëm pak ditë para se kjo zonë të shpallej park energjetik. Por në vendimin e firmës “Kelena” u zbulua dhe firma e shtetasit amerikan Ed Roxhers, i cili është dhe pronar i kompanisë “G&R”, e cila asistoi fushatën elektorale të vitit 2005 të Partisë Demokratike Shqiptare. Roxhers rezultoi ortak me Fazlliçin, një njeri i lakuar në Ballkan për afera financiare dhe evazion fiskal. Por sidoqoftë ai është një shtetas amerikan, ish-ambasador dhe ish-bashkëpunëtor i afërt i “Bush Senior”, babait të presidentit aktual Xhorxh Bush.
Transaksionet
Të tjera të dhëna të rëndësishme i janë shtuar listës së provave lidhur me aktivitetin tregtar të shtetasit serbo-boshnjak, Damir Fazlliç. “Albania” ka mësuar se Prokuroria ka marrë në dorëzim disa të dhëna faktike, të cilat lidhen me veprime financiare të Fazlliçit, që duket se kanë lidhje me kompanitë që ai ka ngritur në Shqipëri. Më konkretisht, Fazlliç ka arritur të kalojë në llogarinë e tij personale të paktën 2 milionë e 500 mijë euro falë transaksioneve që janë kryer nga llogari bankare të Zvicrës, ndërsa dërguesja ka qenë një firmë që mendohet se është qipriote dhe një firmë angleze. Një prej firmave, “Pluto co ltd”, ndërsa ajo angleze quhet “Rouservices”. Në të dyja rastet veprimet janë kryer nga Zvicra. Të dhënat Prokuroria i ka bashkëngjitur me dokumentacionin ekzistues, ndërsa paraprakisht mendohet se të dhënat bankare të dërguesit dhe të marrësit të sasisë së parave përkojnë me disa dërgesa dhe veprime që Fazlliçi i ka kryer nëpërmjet kompanive të tij në Tiranë.
Prokurorë të huaj mbështesin në Tiranë hetimin e Fazlliçit
Hetimi në Tiranë për pastrim parash i serbo-boshnjakut Damir Fazlliç ka vënë në lëvizje dhe struktura hetimore të shteteve të tjera, ku Damir Fazlliç kryen aktivitet tregtar. Madje, “Albania” ka informuar e para se pak kohë më parë, disa hetues të huaj kanë mbërritur në Tiranë dhe kanë marrë kontakte me zyrtarë të lartë të Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërsa njëra prej hetuesve, Sindi Eldrixh, asiston në Prokurorinë e Përgjithshme hetimin e çështjes “Gërdeci” dhe të çështjes “Fazlliç”. Pikërisht një burim i nivelit të lartë nga organi i akuzës e informoi “Albania”-n disa ditë më parë duke pohuar se drejtues të këtij institucioni kanë pritur hetues të huaj (ku njëri prej tyre po asiston prokurorët shqiptarë për hetimin e dosjes “Fazlliç”), të cilët morën të dhëna lidhur me aktivitetin e Fazlliçit në Shqipëri, në kuadër të verifikimeve që këta hetues po kryejnë në vendet e tyre. “Ishin hetues të huaj, të cilët duket se janë vënë në lëvizje pasi janë sinjalizuar se Damir Fazlliçi ka kryer veprime të dyshimta financiare në Shqipëri. Hetimi i prokurorëve shqiptarë ka ngjallur interes te kolegët e huaj”, - i ka thënë ditën e martë burimi “Albania”-s, duke refuzuar të japë të dhëna të detajuara për hetuesit e huaj që kanë vizituar Tiranën pak kohë më parë. Gjithsesi, “Albania” ka mundur të mësojë se hetuesit e huaj kanë qenë seriozisht të interesuar për të ngelur në kontakt dhe për të mos nënvleftësuar asnjë të dhënë që do të dalë nga hetimi shqiptar për Fazlliçin lidhur me aktivitetin e tij në Shqipëri. Aktiviteti tregtar i Damir Fazlliçit përfshin një hartë shumë interesante përsa u përket vendeve ku është zhvilluar. Vetë zoti Fazlliç, në prononcimet e tij publike për mediet shqiptare, ka deklaruar se ka prona në Shtetet e Bashkuara, Bosnjë dhe Zvicër.
“Fazlliç”, pista kryesore, ryshfetet nga importi i energjisë
Të dhënat e mbledhura në Shqipëri nga aktiviteti tregtar i Damir Fazlliçit e lidh atë në mënyrë të drejtpërdrejtë me firmën “Rudnap”, e cila në vendin tonë shet energji elektrike. Zoti Fazlliç ka deklaruar se firma blerëse qipriote, “Altaria Research Limited”, është e tija, por ende në Tiranë nuk është ndërruar emri i kompanisë nga “Croun Acquisitions” në “Altaria Research Limited”. Por, sikurse tregojnë të dhënat zyrtare, firma qipriote “Altaria Research Limited” ka themeluar në nëntor 2007 në Zagreb kompaninë “Rudnap Energija d.o.o”, pjesë e grupit “Rudnap”. Nga të dhënat zyrtare rezulton se grupi “Rudnap” ka përfituar rreth 33 milionë euro nga taksat e shqiptarëve si pasojë e energjisë që i ka shitur KESH-it me prokurim të drejtpërdrejtë. Në vitin 2007 Damir Fazlliç e shiti fiktivisht kompaninë e tij “Croun Acquisitions” te kompania qipriote “Altaria Research Limited” në vlerën e 1.75 milionë eurove. Shitja nuk u regjistrua në regjistrin tregtar dhe në Tatime, ndërsa Damir Fazlliç deklaroi në Tiranë se qipriotja “Altaria Research Limited” është gjithashtu pronë e tij. Pra ia kishte shitur vetes. Por “Albania” ka vërtetuar se pikërisht firma qipriote “Altaria Research Limited” ka krijuar në Kroaci më 19 nëntor 2007 firmën “Rudnap Energija d.o.o”. Kjo e fundit është filial i rrjetit të grupit të fuqishëm serb “Rudnap”.
6 Nentor 2008