E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te vegjelit kercenojne me greve urie

5 kryetare partish dhe deputete te Kuvendit te Shqiperise, pjese e partive te vogla kane vendosur te hyjne ne greve urie si proteste ndaj ndryshimeve te fundit ne Kodin Zgjedhor. Ne nje leter te hapur drejtuar Presidentit te Republikes Bamir Topi ky grup deputetesh shprehin pakenaqesine e tyre ndaj dy forcave te medha PS e PD per ristrukturimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ne liste bien ne sy emrat si Ilir Meta, Nard Ndoka, Petro Koci, Dashamir Shehi, Spartak Ngjela, Luan Memushi e nje sere deputetesh te Levizjes Socialiste per Integrim. “Ne jemi te sigurt qe ne rast se zgjedhjet ne Shqiperi do administrohen vetem nga PS e PD, atehere shanset per zgjedhje te lira dhe te ndershme kane vdekur pergjithmone. – shkruhet ne letern dretuar kreut te shtetit. “Ne deputete dhe Kryetare te disa partive politike kemi vendosur, qe ne mbrojtje te Kushtetutes dhe te votes se lire, te shpallim ne vijim nje greve urie per te sensibilizuar opinionin publik shqiptar per grushtin e shtetit qe po pergatitet, per te shpetuar demokracine e rrezikuar ne Shqiperi” mbyllet letra drejtuar Presidentit Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›