E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama po bën gati gjykatat speciale për armiqtë e partisë

10-08-2011 / Gazeta 55

Nuk i del lepuri nga barku, uzurpatorit të kreut të PS-së, veç duke ngritur gjykata speciale me toçët e partisë, të cilët, pa një e pa dy, do përjashtojnë ata që e shohin Edvinin vëngër. Arben Malaj premton se mbështetësit e politikës kundër bojkotit, s’do tërhiqen nga qëndrimet, edhe nëse Kongresi do shndërrohet në një gjykatë të madhe speciale


Gjinushi: S’ka shpresa të vijmë në pushtet, me një lider pasiv


Një prej aleatëve të Partisë Socialiste, kreu i socialdemokratëve Skënder Gjinushi, akuzon selinë rozë se nuk po bën opozitë, madje sipas tij pasojë e kësaj mënyrë të mungesës së të bëri opozitë, është edhe fokusimi mediatik tek debate e brendshme në PS. Gjinushi thotë se është i pajustifikuar pasiviteti i opozitës ndaj qeverisë dhe se ka ardhur koha për zgjidhje politike dhe jo sehir politik, siç ai e thekson. “Përsëri debati bëhet në PS dhe nuk bëhet në PS. Përsëri, opinionistë dhe mediat, merren se çfarë do të ndodhë në PS dhe jo se çfarë do të ndryshojë në PD dhe në Qeveri. Absolutisht që opozita tregon që ka mbetur pasive dhe tashmë ky pasivitet nuk mund të justifikohet. Dhe e dyta, s’mund të ndjekë më rrugën e gjoja një “qëndrimi konstruktiv”. Për pasojë, opozita ka vetëm një rrugë që, ta afrojë vendin drejt një zgjidhje politike. Opozita nuk është për të bërë sehire, nuk është për të mbajtur shënim bëmat dhe gjëmat e qeverisë”, thotë ai. Duke i mëshuar kësaj linje logjike, Gjinushi e sheh të pavend edhe çështjen e ndryshimeve Kushtetuese, kryesisht atë nen që lidhet me mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. “Kriza politike lidhet me atë nen Kushtetues që zgjedh Presidentin e Republikës. Gabuam në 2007-ën. Hoqëm Moisiun dhe mbajtëm Saliun, në një kohë kur duhet të kishim bërë të kundërtën. Pra, rrjedhimisht, kriza nuk është as te gjykata dhe as te Presidneti, por është në kokë”, thotë aleati i socialistëve. Social demokratët nuk janë të vetmit aleatë të socialistëve që kohë pas kohe i kthehen akuzave ndaj lidershipit të selisë rozë, për opozitarizëm të munguar. Edhe Demokristianët e Nard Ndokës kanë evidentuar problemet e së majtës, duke mos kursyer kritikat ndaj Edi Ramës për ineficencë në drejtimin e opozitës. Por, siç është bërë e modës tashmë Edi Rama vazhdon të heshtë dhe injorojë çdo apel të deputetëve të tij dhe aleantëve, ndonëse për këta të fundit kujtohet vetëm në prag të zgjedhjeve.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›