Rama po bie pa ardhur kongresi...
Copat e së majtës po shkërmoqen e s’ka me kohezion. Disa si Blushi vendosin të thyejnë heshtjen, ndërkohë që të tjerë po shpeshtojnë aksionin për përkujdesjen e karrierës së tyre politike. Siç duket perspektiva, kur të vijë kongresi, Edvini s’do ketë mundësi të zgjedhë, pasi klima do t’i ketë detyruar politikanët me ndikim në të majtë, të përzgjedhin mes alternativave të tjera që do të kujdesen për karrierën e tyre politike, si politikanë pro-evropianë, duke e lënë Ramën të qeverisë një formacion politik, të destinuar të jetë terciar në politikën shqiptare
Formalisht Edi Rama mund të arrijë të mbijetojë në krye të PS-së në kongresin e 5 nëntorit. Por realisht, gjasat janë që mbijetesa e tij të jetë mbi një garumbull të mbeturish, pas copëzimit dhe shkërmoqjes së kësaj partie, që duke se nuk ka më kohezion. Mungesa e këtij kohezioni duket sa në sjelljet e frymën mbytëse aq edhe në ato shpërfillëse që Edi Rama demonstron ndaj të gjithëve në parti që janë poshtë tij, duke zbritur nga maja e piramidës së PS-së, deri në bazën e saj. Përballë kësaj sjellje e frymë mbytëse e shpërfillëse terreni i krijuar në radhët e kësaj partie po krijon kushte e ngjalljes së dozave më të mëdha të reaksionit, nga ata që ndodhen poshtë Edi Ramës në hierarkinë e drejtimit të PS-së. Ndërsa disa e thyen heshtjen (p. sh.:, Ben Blushi dje), të tjerët, janë paksa më të avancuar dhe po shpeshtojnë aksionin për kujdesin e karrierës së tyre politike, disa vjeçare, duke mos i lejuar vetes ta lënë fatin e kësaj karrierë në duart e Edi Ramës. E gjithë kjo lojë që po luhet në skenën e teatrit të PS-së, me protagonistë, tipa dhe karaktere të shumtë, në fund të saj, nuk do ti ketë lënë më asnjë mundësi zgjedhje Edi Ramës. Mungesa e një mundësie të mundshme zgjedhje, dukshëm do të bjerë në sy me konfirmin në kongresin e 5 nëntorit të PS-së. Në ditën e kongresit, Edi Rama s’do ketë çfarë të zgjedhë. Klima mbytëse dhe shpërfillëse në PS, do t’i detyrojë politikanët me ndikim, ata që kanë rikthyer thyerjen e heshtjes, apo edhe të tjerët, më të avancuar në aksionet e tyre politike në parti, që të bëjnë një përzgjedhje ndryshe. Dhe alternativa nuk mungojnë. Mes alternativave të tjera, ku “detyra ndaj vetes” është që të kujdesen për karrierën e tyre politike, si politikanë pro-europianë, ata nuk kanë pse të mos e lënë Edi Ramën të qeverisë vetëm një formacion politik, të destinuar të jetë terciar në politikën shqiptare. Se sa do ta ndihmojë Edi Ramën braktisja dhe lënia e tij për të mbijetuar në krye të një garumbulli të mbeturish pas copëzimit dhe shkërmoqjes së pritshme të PS-së, kjo është e parashikueshme që nuk do të pasohet me ndonjë efekt shpresëdhënës. Po ashtu, krejt e pashpresë duket edhe “ëndrra në sirtar” e Edi Ramës, se vota e Bamir Topit për nder të tij (Edi Ramës) në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011 do të mund të shumëfishohen në vota që do ti mundësojnë bashkëqeverisje me “Fqeznjtë” pas vitit 2013. Biles..., biles..., këtë e shihte me skepticizëm edhe Ben Blushi, i cili vetëm për të thënë se PS-ja po bredh si dhelpra pas atyre të dashit, me shpresën se i bien këtu apo i bien aty, i kishte ngelur pa artikuluar dje për këtë aleancë të mundshme... Por, ajo që dihet dhe që mund të thuhet me siguri, ka të bëjë me atë se Edi Ramës i intereson vetëm logoja e PS-së. Atij nuk i intereson, se përfaqësues të asaj logoje do të jenë Tan Gaçi, Dash Peza, Fidel Ylli, Olta Xhaçka, Erion Veliaj, Saimi Tahiri..., etj..., etj..., të gjithë pa asnjë lidhje me këtë parti..., sepse..., sepse..., të gjithë këta, janë të gatshëm ta lënë veten ti shtrëngojë Edi Rama me pëllëmbën e tij të madhe, njëlloj sikurse pëllëmba anonime shtrëngon trëndafilin në logon e PS-së... Pikërisht, kjo mbijetesë e Edi Ramës vetëm për “të privatizuar” logon e partisë do të jetë rrëzimi i tij pa kongres...
...