Mblidhet grupi socialist ne mungese te Rames nuk ndryshon qendrimi per ligjet me 3/5
Ne mungese te prezences se kreut socialist Edi Rama dje ne mesdite u mblodh grupi parlamentar i PS-se ku ne qender te diskutimit ishte seanca kuvendore e dites se enjte. Ne mbledhjen e zhvilluar me dyer te mbyllura nuk ndryshoi aspak qendrimi i opozites sa i perket ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar ku serish si kusht kryesor i PS-sa ndaj votimit te tyre do te mbetet pakti i propozuar nga kryesocialisti pak kohe me pare. Nisur nga ky vendim edhe ne seancen e dites se enjte ligjet me shumice te cilesuar nuk pritet te marrin voten e opozites. Nje tjeter ceshtjepjese e mbledhjes se grupit parlamentar ishte edhe ajo qe vendosi per thirrjen ne interpelance te Ministrit te Teknologjise dhe Inovacionit Genc Pollo. Kjo interpelance e cila do te thirret nga deputeti socialist Taulant Balla ne qender te saj do te kete pikerisht procesin e regjistrimit te popullsise dhe banesave ne vend. Kjo eshte e dyta here qe Pollo thirret ne interpelance pasi dy jave me pare ishte kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule ai qe kerkoi sqarime nga ministri i TI-se ne lidhje me censusin e popullsise dhe banesave. Po ashtu si pjese e vendimeve te marra ne mbledhjen e grupit parlamentar socialist e drejtuar nga Gramoz Ruci u caktuan edhe deputetet qe do te flasin per 60 minutat e lira te seances plenare.