E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore Rama vendos sot me aleatet

Kreu i Partise Socialiste Edi Rama do te mbledhe diten e sotme zyrtarisht te gjithe aleatet e majte per te diskutuar ne lidhje me temat kryesore te reformes zgjedhore dhe paktit me 10 pika te propozuara nga kryesocialisti pak kohe me pare si i vetmi kusht i bashkepunimit me mazhorancen. Megjithese takimet e ketyre javeve te fundit mes Rames dhe aleateve kane qene informale ku vecohet fakti se ne asnje prej tyre nuk jane thirrur nga ai te gjithe aleatet ne takimin e sotem i cili eshte menduar te jete zyrtar pritet qe diskutimet mes paleve te kene brenda tyre edhe debate kryesisht sa i perket atyre qe lidhen me kodin elektoral. Korniza e ndryshimeve te kodit elektoral qe opozita mbeshtet do te behet zyrtare ne tryezen e javes qe vjen - tha koordinatori i opozites Prec Zogaj. Tri pritet te jene temat kryesore te cilat do te diskutohen sot ne takimin e Rames me kreret e partive te majta raport-progresi i KE-se i publikuar pak dite me pare nga i cili serish vendi mori nje pergjigje negative per statusin e kandidatit pakti me 10 pika i propozuar nga lideri i opozites dhe se fundmi reforma zgjedhore. Kjo pike e fundit pritet te marre me shume koheedhe per shkak te interesit te drejtperdrejte qe permban per secilen nga partite opozitare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›