Rama po eleminon zërat ndryshe në parti
Me të njejtën strategji dhe me të njejtat deklarata, Partia Socialiste sulmon krerët e degëve që kanë kërkuar respektimin e statutit dhe largimin e Edi Ramës nga drejtimi i partisë, pas humbjes në zgjedhje. Me tekst identik, të hartuar ndoshta në zyrat e Selisë Rozë dhe të lexuar në Shkodër e Lushnjë, një pjesë e asambleve të këtyre dy rretheve janë ngritur kundër kryetarëve të rretheve pas deklaratave të tyre publike se Rama duhet të ikë.
Këto tekste të njejta janë lexuar pa asnjë ndryshim të hënën nga Mehmetaj në Shkodër e të martën nga Ahmetaj në Lushnje.
Kryetari i Partisë Socialiste të Lushnjes, Leonard Gogu, thotë se kjo është një lëvizje e Edi Ramës për të eleminuar zërat ndryshe dhe për të shkelur statutin që ai vetë e ndryshoi dhe aspak një qendrim i anëtarësisë socialiste. Por Leonard Gogu, një prej krerëve lokale socialiste më të votuar sipas parimit një anëtar një votë, thotë gjithashtu se me këto forma, Rama po e shkatërron Partinë Socialiste.
Me këto lëvizje në fakt ndodhi ajo që pritej. Qendrimi i Ramës në krye të PS–së në shkelje të statutit ka futur në sherr drejtuesit në bazë, duke thelluar krisjen në këto struktura jetike të partisë më të madhe në opozitë, çka po i shkakton asaj dëmin më të madh pas lënies në opozitë edhe për katër vjet të tjera.