E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rama po humbet aleatët, PD fiton edhe në vitin 2013”

23-07-2012 / Gazeta 55

Flet deputeti i PD-së, Lefter Maliqi

Deputeti i partisë Demokratike, Lefter Maliqi deklaroi se votimi i ndryshimeve të Kodit zgjedhor është një arritje e Parlamentin shqiptar, ndërsa për heqjen e imuniteti u shpreh se opozita duhet t’i përgjigjet edhe thirrjeve të trojkës ndërkombëtare për bllokimin e reformave integruese.
“Porositë ndërkombëtare kanë qenë gjithmonë të qarta, si para ashtu pas 21 janarit, zgjedhjeve lokale të 8 majit në Bashkinë e Tiranës dhe deri në apelin e fundit për votimin e reformës në 6 gusht, domethënë asaj reforme që do t’i hapte vendit rrugën për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe si një përgjigje ndaj grupi që kanë bllokuar reformat e rrethuar kreun e kësaj force të opozitës”, u shpreh Maliqi.
Ndërkaq në lidhje me ndryshimet e reja në reformën zgjedhore dhe sesa e përmirësojnë kodin duke iu përgjigjur disa kërkesave të opozitës, deputeti Lefter Maliqi vlerësoi tolerancën e mazhorancës, ndërsa u shpreh i sigurt për një fitore të kësaj mazhorance, sërish edhe në zgjedhjet e vitit 2013. “Kjo qe një arritje e klasës politike. Interesat dhe kërkesat e partisë Socialiste u plotësuan nga ana e mazhorancës, por jam i bindur që edhe me gjithë këto ndryshime Partia Demokratike do ti fitojë zgjedhjet dhe për mohimin e zgjedhjeve nga ana e Partisë Socialiste. Pra, ne i treguan shqiptarëve që kërkesa e tyre u plotësua, ndonëse përsëri në vitin 2013 humbësi do të mohojë zgjedhjet nuk i njeh dhe nuk i ka njohur zgjedhjet apo rezultatin”, theksoi Maliqi.
Deputeti i partisë demokratike iu përgjigj pyetjes në lidhje me kërkesat e aleatëve ose më mirë të partive të vogla për korrektim kombëtar, por që mbeten disi të pakënaqura.
“Unë mendoj se aleatët po i humb PS-ja sepse pavarësisht se Rama shikon rrethin e ngushtë të PS dhe jo më të  opozitës. Për sa i përket PD-së, unë i referohem edhe fjalëve të kryeministrit në Parlament, ku pasi vlerësoi punën e komisionit të reformës zgjedhore, tha që mazhoranca dhe PD-ja ka respektuar forcat aleate të djathta, që kanë as deputet, as ministra, por më pak se 1 për qind elektorat dhe janë përfaqësuara në të gjitha institucionet. Ndërsa për LSI-në unë besoj dhe shpresoj që kjo forcë politike të jetë zgjedhjet e 2013 me PD-në për shkak qëndrimit korrekt të kësaj mazhorance në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve”, nënvizoi Maliqi.
Ndërkohë për debatet e fundit në komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku anëtarët e opozitës akuzojnë Ministrin e Mbrojtjes për përgjime të opozitës dhe ambasadorëve, deputeti i Maliqi, anëtar i komisionit të Sigurisë Kombëtare, i cilësoi ato shpifje dhe se tentativat e deputetëve socialistë për “kontrolle” i quajti si show.
Sipas deputetit të PD-së, opozita ka në dispozicion të gjitha rrugët ligjore, për të ushtruar të drejtën e saj për kontroll në Ministrinë e Mbrojtjes.
Në përfundim, deputeti Beratit u shpreh i kënaqur me nisjen e punimeve në aksin Lushnje-Berat, pasi e kishte ngritur këtë problematikë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›