“Rama po i merr kryeqytetit frymëmarrjen”
23/08/2010 Bogdani për kodrat e liqenit
Pak ditë pas denoncimit që deputetët e PD-së, Florion Mima dhe Rajmonda Bulku i bënë kryebashkiakut Rama për planet për ndërtimet në zonën e Liqenit pranë Kopshtit Zoologjik, një tjetër deputet ka denoncuar këtë projekt. Gerti Bogdani përmes një prononcimi për mediat tha se Rama jo vetëm që nuk ka vizion për qytetin e Tiranës, por se është i etur për paratë që merr nga lejet e ndërtimit. “Siç kanë denoncuar edhe sot mediat e shkruara pas fakteve që publikoi deputetja Vokshi për korrupsionin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet sekserit të tij zotit Lepuri, futet aksioner me hir apo me pahir në kompaninë e ‘Vizion Construction’ me një shumë prej 20% apo e kthyer në vlerë monetare me 100 milionë euro. Bëhet fjalë pikërisht për zonën në kodrat e Liqenit, ku në planin rregullues të zotit Rama në këtë zonë parashikohet ndërtimi i pallateve 26 deri në 30 kate. Pra, e vetmja hapësirë e gjelbër e mbetur në qytetin e Tiranës shndërrohet në një hapësirë të betonizuar”, tha fillimisht deputeti Bogdani. Duke iu referuar planit rregullues për këtë zonë që Bashkia ka hartuar, sipas demokratit, pamja aktuale e zonës pa asnjë ndërtim, gjelbërim, pishina dhe lojëra për fëmijët e qytetit do të betonizohet. “Plani që Rama ka për këtë zonë është ndërtimi i pallateve 30-katëshe, duke i marrë përfundimisht frymëmarrjen qytetit të Tiranës. Kjo tregon se zoti Rama e ka kthyer kryeqytetin në një qytet betoni dhe Partinë Socialiste në partinë e lepurit dhe lepujve”, përfundoi ai. Dy ditë më parë në reagimin e saj për këtë çështje, deputetja Bulku kërkoi ndërhyrjen e Kryeministrit Berisha.