Rama-policëve: Mos u bëni vegla të një pushteti që ka marrë fundNga Tema Policia bllokoi dje protestën e bashkiakëve socialistë, e paralajmëruar për t’u zhvilluar në sheshin para Kryeministrisë. Protesta e bashkiakëve socialistë, e drejtuar
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Rama-policëve: Mos u bëni vegla të një pushteti që ka marrë fundNga TemaPolicia bllokoi dje protestën e bashkiakëve socialistë, e paralajmëruar për t’u zhvilluar në sheshin para Kryeministrisë. Protesta e bashkiakëve socialistë, e drejtuar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka nisur me rreth 45 minuta vonesë, pasi disa krerë bashkish e komunash janë bllokuar nga policia në sheshin para hotel “Dajtit”, pasi ata mbanin në dorë disa qese me plehra, të cilat ishin planifikuar të vendoseshin para Kryeministrisë, si shenjë proteste e socialistëve bashkiakë, për të dëshmuar se buxheti i tyre është cenuar deri në atë pikë sa nuk ka fonde për pastrimin e qyteteve. Kryetari socialist, Edi Rama, thirri në protestë para Kryeministrisë të gjithë drejtuesit socialistë në pushtetin vendor, për të protestuar për shkeljen e autonomisë së pushtetit vendor nga ana e kryeministrit Berisha dhe qeverisë së tij. Me parullën “Të drejta sipas ligjit” socialistët kanë nisur dje protestën e tyre para Kryeministrisë, ku kreu socialist tha se kryeministri Berisha po keqpërdor edhe policinë për të mbajtur pushtetin. Ai paralajmëroi se protestat do të përshkallëzohen, se mbështetësit e saj do të jenë gjithnjë e më të shumtë, pasi një epokë e re po nis.
Tension ka pasur dje në Tiranë, ndërsa policia ka bllokuar madje dhe qarkullimin në unazë.
Duke folur në protestë, Rama tha se policia nuk duhet të dëgjojë dhe tu bindet urdhrave të paligjshme.
Ndërkohë Rama tha se Berisha po shkatërron biznesin e vogël e bashkë me të pushtetin vendor.
Ndërsa krerë të tjerë të bashkive u shprehën për pasojat që vijnë për shkak të cenimit të autonomisë së pushtetit vendor duke veçuar edhe rrezikimin për falimentim të bizneseve.