E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama prezanton 19 filma të restauruar në 4K që do të shfaqen në RTSH: Kryevepra të kinemasë shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes në rrjetin social Facebook një njoftim për restaurimin e 19 filmave ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, të cilët do të transmetohen së shpejti ekskluzivisht në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar.

Kryeministri thekson se këto kryevepra të kinemasë shqiptare, me figurë, zë dhe ngjyra janë rikthyer  mjeshtërisht në 4K nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.

“Mirëmëngjesi dhe me kryeveprat e restauruara të kinemasë shqiptare, 19 filma ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, me figurë, zë dhe ngjyra të rikthyera mjeshtërisht në 4K nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, që së shpejti do të shfaqen ekskluzivisht në ekranin e RTSH, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Restaurimi i këtyre filmave konsiderohet një prej projekteve më të rëndësishme të ruajtjes së trashëgimisë filmike shqiptare, duke rikthyer në cilësi të lartë artistët, tingujt dhe ngjyrat e kinemasë së viteve të Kinostudios.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›