E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli me gjermanet pret delegacionin e Bundestagut

Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli ka takuar një delegacion të budenstagut gjerman. Nënkryetari i komisionit të brendshëm, Frenk Hofman, gjatë konferencës së përbashkët me kryparlamentaren shqiptare, vuri theksin tek lufta kundër korrupsionit.

Sipas tij korrupsioni është një fenomen jo vetëm shqiptar, por evropian dhe në të tilla nivele duhet luftuar.
Ai e quajti gjithashtu jo normale periudhën kur opozita bojkotonte kuvendin. Nga ana saj Topalli shprehu bindjen për bashkëpunime të metejshme me partnerin kryesor ekonomik të Shqipërisë, i cili sipas saj, mund të kthehet në partnerin tonë kryesor energjitik.  Azhornuar së fundi ( e enjte , 05 maj 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›