Rama prezanton vizionin për sportin: Stadiume të reja për Vlorën, Korçën dhe Durrësin

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kreu i Partisë Socialiste, ka prezantuar sot (116 prill) vizionin për sportin. Rama u ndal te investimet e bëra në këtë sektor, teksa përmendi 3 projekte të reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit. Kryeministri tha se të tre këto projekte do të zhvillohen si stadiumi kombëtar me partneritet publik-privat.
“Infrastruktura ka nevojë akoma shumë. Ne kemi çuar përpara tre projekte të reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit që tani janë në fazën e garave për partnerin privat sepse të tre do të zhvillohen si stadiumi kombëtar me partneritet publik-privat. Ndërkohë ka mbaruar edhe konkursi për stadiumin Selman Stermasi”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shtoi se ka filluar edhe procesi për Pallatin e Sporteve, për të cilin theksoi se do të transformohet në mënyrë që të presë edhe finale të nivelit më të lartë.
“Ndërkohë kemi filluar procesin për Pallatin e Sportit që duhet të transformohet në një Pallat Spoti që të presë edhe finale të nivelit më të lartë ndërkombëtar, nga pikëpamja e kapacitetit”, shtoi Rama.
/rtsh.al/