Kisha holandeze kastroi të rinjtë homoseksualë
Share


Henk Heithuis
Deputetët holandezë kanë bërë thirrje për të nisur një hetim në lidhje me dyshimet se disa të rinj holandezë u kastruan në vitet 50 nga kisha katolike holandeze për të hequr prej tyre homoseksualitetin.
Qeveria është nën presion për të provuar atë që disa thonë se është një skandal i mbuluar ku djemve u hiqeshin testikujt nga klerikët.
Deputetët e kanë ngritur këtë çështje pasi një gazetë holandeze zbuloi detajet e ndëshkimeve, të cilat nuk u shfaqën askund në hetimin zyrtar që u bë për abuzimet seksuale brenda kishës.
Gazeta ka identifikuar së paku një person, të quajtur Henk Heithuis, që ishte kastruar kur ishte ende i mitur. Mendohet se të paktën dhjetë djem janë kastruar.