E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, produkt i taksës së Marksit dhe Kolekës

28-10-2012 / Gazeta 55

Historiku i zhveshjes së shqiptarëve nga pasuritë e fituara me djersë e me dekada punë po përsëritet si karikaturë, me kërkesat e Edi Ramës, për të zhvatur qytetarët përmes taksës progresive. Nga deklaratat teorike të Marksit, daja i Edvinit kaloi tek fushatat praktike të shpronësimeve, kurse tani produkti përbashkues i Marksit dhe i Kolekës, po vjen me pamjen e një opozite-karikaturë, e cila po refuzohet, si në qytet, ashtu edhe në fshat

Gjatë inspektimit të një investimi premtues në sektorit e naftës, Kryeministri Berisha garantoi përfaqësuesit e kompanive të huaja që investojnë në Shqipëri se, qeveria e tij do të ndërmarrë në të ardhmen një seri masash të reja për të zgjeruar lirinë e biznesit dhe për të konsoliduar garancinë për biznesin dhe investimet. Ndërsa vuri ne dukej se kreu i opozitës Edi Rama bredh me teoritë marksiste në fshatra, duke propaganduar teza të vjetra të ekonomisë, që ushqejnë një klimë armiqësore ndaj investimeve të huaja. “Ata të cilët premtojnë taksën progresive nuk bëjnë gjë tjetër vetëm shëtisin Manifestin e Karl Marksit nëpër sipërmarrje, kodrat, fushat, malet  e Shqipërisë, por ai ju jap fjalën nuk ka të ardhme”, theksoi kryeministri Berisha.
Më tej kryeministri Berisha premtoi se do të bëjmë çdo gjë që investitorët të kenë suksesin më të madh. Sipas tij, “ata që mendojnë se do të pasurojnë të varfrit, duke shkatërruar të pasurit, ata shohin ëndrra në diell. Ajo është rruga me e sigurt  e kalimit të tyre nga varfëria në mjerim. Më mirë se kushdo tjetër e kanë provuar këtë baballarët dhe gjyshërit tanë në regjimin që shkoi”.
Nënteksti ne kohe ishte i qarte, Berisha iu referua zbardhjes së këtyre ditëve të një procesverbali të debateve të një mbledhjeve të 7 nëntorit 1945, ku kryesia e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar shqyrtoi projektligjin për vendosjen e taksës se pullës mbi automjetet e personave dhe të teshave të tyre, si dhe mbi autombajtjen e mallrave. 
Debati i ndez në shqyrtimin e  taksës së udhëtimit që do të vendosej mbi çmimin e biletës.  Midis shumë propozimeve ra në sy propozimi i Spiro Kolekës (daja i Edi Ramës), e cili foli për domosdoshmërinë e taksës progresive. Propozimin e dajës së Ramës, Kolekës e kundërshtoi Siri Shapllo. Ai shpjegoi se parimi i taksimit progresiv nuk mund të ndiqej në këtë rast. Sipas tij, bileta nuk paguante më shumë se kishte vlerë më të madhe, por se bënte një udhëtim më të gjatë. Arsyetimi i Siri Shapllos u përkrah. Propozimi i Spiro Kolekës ishte, në fakt, metoda më e përshtatshme me politikën e regjimit komunist për shkatërrimin e biznesit.
Ndërkohë 67 vite më pas nipi i Spiro Kolekës, Edi Rama kryetar i PS propozon vendosjen e taksës Progresive, e cila është një taksë që rritet në raport me rritjen e vlerës së tatueshme. Taksa progresive, që Spiro Koleka e propozoi të futej në biletat e udhëtarëve të 1945, synon  sipas Ramës – në dukje, që ata që kanë më shumë të kontribuojnë më shumë në buxhetin e shtetit. Mirëpo ata që kanë të ardhura më të larta nga puna apo sipërmarrja e  tyre paguajnë më shumë dhe me taksën e sheshtë. Në dukje, përqindja është e njëjtë, 10 për qind, por në praktikë pjesa që mbahet nga shuma të ndryshme është e dallueshme. Me qartë me një shembull: ai që ka të ardhura 100 mijë lekë paguan me taksën e sheshtë 10 për qind, 10 mijë lekë; ndërsa ai që ka të ardhura 1 milion lekë paguan me taksën e sheshtë, 100 mijë lekë.
Ndaj taksa progresive “50-75 për qind”, për biznesit e mesëm dhe të lartë është shkatërrimi i sipërmarrjes së lirë dhe një realitet  i mundshëm, pasi një biznesmen nuk do të kishte stimuj të zgjeronte investimin dhe pasurinë e tij, kur fitimet do t’ia merrte shteti. Për shembull, nëse një biznesmen fiton 1 milion mijë lekë, 750 mijë lekë taksë progresive ia merr shteti, çfarë do t’i mbetet atij për të zgjeruar biznesin, përveçse të mbushë barkun me 250 mijë lekë. Në të kundërt, taksa e sheshtë favorizon punësimit pasi një biznesmen me më shumë mundësi financiare do të zgjeronte investimin dhe biznesin. Me taksën progresive diskriminimi i biznesit do të kompletohej me heqjen e taksës për biznesit të vogël, ku biznesi i mesëm dhe i madh që punësojnë qindra mijëra njerëz do të pësonte një kolaps me pasojë të mbylljes së sipërmarrjes, duke lënë njerëzit dhe punëtorët në rrugë të madhe.       

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›