E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama promovon turizmin kulturor me pamje nga Muzeu Historik i Shkodrës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video-mesazh në rrjetet sociale nga Muzeu Historik i Shkodrës, ku shfaqet atmosfera e ngrohtë dhe numri i lartë i vizitorëve në këtë fundjavë.

Pamjet tregojnë interesin e vizitorëve për historinë dhe kulturën e qytetit të Shkodrës, ndërsa muzeu vijon të mbetet një nga pikat më të frekuentuara turistike dhe kulturore në veri të vendit.

“Mirëmëngjes dhe me Muzeun Historik të Shkodrës plot me vizitorë e atmosferë të bukur, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama krahas videos së publikuar në profilin e tij social.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›