E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama publikon 92 faqet e programit të PS: Si do arrihet barazia

Zbulohen 92 faqet e para të Rilindja Shqiptare. Shërbim shëndetësor falas dhe taksim progresiv
emëruar që në faqen e tij të parë si Rilindja Shqiptare, programi i botuar përpiqet të shpjegojë, edhe pse në mënyrë shumë të mjegullt dhe me shumë pikëpyetje financiare, ndryshimin radikal, në mënyrën dhe mjetet e qeverisjes që do të përdorë PS-ja. I gjithë programi i detajuar dje, tregon qartë një qasje të re të socialistëve, atë të rishpërndarjes së barabartë të të mirave. Programi i PS-së ka shumë pak të dhëna për investimet dhe flet shumë më tepër për punësimin, shërbimet shëndetësore dhe ato sociale.
Rimëkëmbja e ekonomisë
PS parashikon ndryshimin e strukturës së ekonomisë. Në program tregohet se prioritet është rritja e prodhimit dhe jo e konsumit nga jashtë. Kjo si ndihmë e rritjes së punësimit. Parashikimi i PS-së është që të punësojë 75 mijë persona të rinj në vit. Dhe këtu qëndrojnë disa nga risitë, edhe pse të pashoqëruara me fatura financiare. Do të financojmë programe të posaçme për vetëpunësim dhe punësim në zonat e prapambetura veriore, veri-lindore, zonat e thella malore dhe ato me fluks të lartë emigrimi. Të gjithë të papunëve të regjistruar do tu ofrohet trajnim profesional falas brenda 2 viteve. Të gjithë djemve dhe vajzave të papunë, nën moshën 25 vjeç, do tu ofrohet trajnim profesional falas brenda 6 muajve. Ne do të dhjetëfishojmë financimin publik për punësimin. Pra, edhe pse jo me shifra konkrete, duket se PS-ja do i mëshojë, me ardhjen në pushtet, rritjes së mundësisë së punësimit të të papunëve, duke i dhënë atyre profesion.
Ndryshim i madh është edhe ai fiskal. Në fakt, PS-ja e pranon që në fillim se programi i saj mbart vlerat që na mbajnë bashkuar në familjen e madhe të Internacionales Socialiste. Projekti fiskal është kalimi i barrës fiskale te të pasurit. Në programin e botuar dje, bie në sy heqja e të gjithë referencave për biznesin privat, PS parashikon që do të jenë vetë bizneset ato që do të deklarojnë sa të punësuar kanë, sa paga i japin, deri te faturat e mallrave që importojnë. Do të ndryshojmë rrënjësisht sistemin fiskal, duke kaluar nga një taksim regresiv i konsumit dhe taksim proporcional i të ardhurave, në një taksim progresiv për të gjithë, që do të bëjë që kush është më i pasur të ketë një barrë më të lartë fiskale, se sa një më i varfër.
Investimet
Qeverisja e PS-së nuk do të jetë e fokusuar te investimet, por te shpërndarja e parave të taksave për shërbime sociale. Do të investojmë shumë fuqimisht në sigurinë rrugore, thuhet në planin e PS-së për infrastrukturën. Aty i mëshohet më shumë rrugëve që lidhin fshatrat me rrugët kombëtare si dhe investimeve në porte. PS parashikon ndërtimin e një porti të ri në Durrës.
Pronarët dhe të përndjekurit
Edhe pse i rendit të dytët pas veteranëve, PS ka zbuluar një pjesë të programit të ri për të përndjekurit. Sipas kësaj skeme, gama e të përndjekurve do të zgjerohet. Skema jonë e re e kompensimit për të përndjekurit politikë do të zgjerojë grupin e përfituesve dhe do të zbatojë një shpërblim progresiv, në varësi të viteve të dënimit. Të gjitha shërbimet publike për ish-të përndjekurit do të përballohen nga shteti. Qasje tjetër ka edhe për ish-pronarët, që sipas PS-së do të quhen pronarë. Qëllimi ynë është i qartë: pronarëve që duan tu kthehet prona, fermerëve që punojnë tokën, apo atyre qytetarëve që duan të përfitojnë pronësinë nga procesi i legalizimit, u duhet një pronë e regjistruar e me certifikatë. Të cilën ne do tua japim.
Shëndetësia
Një tjetër ndryshim me tendencë drejt rishpërndarjes së pasurisë është ai i sigurimeve shëndetësore. Të gjithë atyre që varfëria apo papunësia i ka lënë pa sigurim shëndetësor, ne do tu ofrojmë shërbim shëndetësor falas dhe ata do të sigurohen nga shteti. Ne do të ulim çmimin e shitjes së barnave në Shqipëri. Nuk do të ketë asnjë produkt farmaceutik të regjistruar që do të shitet në vendin tonë me një çmim më të lartë se në vendin e tij të origjinës.
Pikat e programit te PS

PRONARET
Ne do të bashkëpunojmë me ta për të hartuar e zbatuar një kuadër të ri ligjor, që nga njëra anë respekton të drejtat e pronarëve dhe nga ana tjetër siguron drejtësi sociale për kategoritë e tjera të popullsisë.
Qëllimi ynë është i qartë: pronarëve që duan tu kthehet prona, fermerëve që punojnë tokën, apo atyre qytetarëve që duan të përfitojnë pronësinë nga procesi i legalizimit, u duhet një pronë e regjistruar e me certifikatë. Të cilën ne do tua japim.
TE PËRNDJEKURIT
Skema jonë e re e kompensimit për të përndjekurit politikë do të zgjerojë grupin e përfituesve dhe do të zbatojë një shpërblim progresiv, në varësi të viteve të dënimit.
Dëmshpërblimi për të përndjekurit mbi moshën 75 vjeç do të kryhet brenda një viti. Politikat tona publike dhe sociale do të respektojnë statusin e ish-të përndjekurit.
Të gjitha shërbimet publike për ish-të përndjekurit do të përballohen nga shteti.
SHENDETESIA
Të gjithë atyre që varfëria apo papunësia i ka lënë pa sigurim shëndetësor, ne do tu ofrojmë shërbim shëndetësor falas dhe ata do të sigurohen nga shteti.
Ne do të ulim çmimin e shitjes së barnave në Shqipëri. Nuk do të ketë asnjë produkt farmaceutik të regjistruar që do të shitet në vendin tonë me një çmim më të lartë se në vendin e tij të origjinës.
POLITIKA FISKALE
Rivendosje e ekuilibrave socialë.
Çmontim i sistemit të referencave. Sipërmarrësit do të jenë të lirë të vetëdeklarojnë dhe nuk do të penalizohen nga referencat e numrit të individëve të punësuar, nivelit të pagave, çmimit të importit apo vlerës së transaksioneve.
Hartimi i planit kombëtar, i shoqëruar me ngritjen e kadastrës shumëqëllimshme, do të jenë instrumentet themelorë për të orientuar investimet private, vendëse e të huaja.
RISHPËRNDARJE E TË ARDHURAVE
Parimi ynë themelor është se rishpërndarja funksionon përmes progresivitetit.
Do të ndryshojmë rrënjësisht sistemin fiskal, duke kaluar nga një taksim regresiv i konsumit dhe taksim proporcional i të ardhurave, në një taksim progresiv për të gjithë, që do të bëjë që kush është më i pasur të ketë një barrë më të lartë fiskale, se sa një më i varfër.
BORXHI
Jemi të përgatitur profesionalisht e të gatshëm politikisht që përgjegjësitë për kontrollin e borxhit publik ti ngremë në nivelin e detyrimeve ligjore apo kushtetuese. Ne do të mbajmë të kontrolluar deficitin buxhetor në parametrat e kërkuar nga Traktati i Mastricht-it, edhe pse ky nuk është ende një detyrim për Shqipërinë.
PUNESIMI
Do të financojmë programe të posaçme për vetëpunësim dhe punësim në zonat e prapambetura veriore, veri-lindore, zonat e thella malore dhe ato me fluks të lartë emigrimi.
Ne do të krijojmë jo më pak se 75 mijë vende të reja pune në vit dhe do të synojmë punësimin me përparësi të grave e vajzave, të rinjve, të arsimuarve, pjesëtarëve të pakicave dhe individëve me aftësi të kufizuar.
Të gjithë të papunëve të regjistruar do tu ofrohet trajnim profesional falas brenda 2 viteve. Të gjithë djemve dhe vajzave të papunë, nën moshën 25 vjeç, do tu ofrohet trajnim profesional falas brenda 6 muajve.
Personave me aftësi të kufizuara dhe invalidëve do tu mundësohet një punë e përshtatshme pas dy vjet përfitimesh nga skemat e programeve të aftësisë së kufizuar.
Do të dhjetëfishojmë financimin publik për punësimin.
BURIMEVE NATYRORE
Do të normalizojmë formën e propozimit të pakërkuar.
Do të mbështesim ato partneritete publike/private që mundësojnë zgjerim e ciklit brenda vendit, duke filluar nga nxjerrja e lëndëve të para deri t

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›