E Diel, 1 Nëntor 2026

I jepet zgjidhje protestës së 6 grave

Grate ne tarracen e pallatit / Foto Shekulli

 6 gratë të cilat kanë protestuar për më shumë se 30 orë duke qëndruar në tarracën e një pallati në ndërtim me kërcënimin se mund të hidhen, ka marrë fund.

Me negocimin e forcave të policisë, është rënë dakord që ato të zbresin dhe është caktuar një afat pesë ditor për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me ndërtuesin e pallatit.

6 gratë, familjet e të cilave kanë dhënë truallin e shtëpive të tyre në këmbim të apartamenteve kërkojnë respektimin e marrëveshjes me ndërtuesin. Në fund është rënë dakord që familjarët të marrin 12% të pallatit në ndërtim e sipër.

Xhek Preçetaj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›