E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shemben 20 objekte pa leje në Berat

Foto ilustruese

Inspektoriati ndërtimor ka ndërhyrë mesditën e sotme duke shkatërruar objektet e disa ndërtimeve pa leje, fadroma ka ndërhyrë sot dhe në tendat e dyqaneve  të ish-tregut industrial. 20 ndërtime pa leje si shtesa banesash, garazhe, pengesa nëpër rrugica, etj mësohet se janë në planin e Inspektoriatit të Ndërtimit në qytetin e Beratit për tu prishur.

Ky inspektoriat ka nisur nga puna mesditën e sotme në lagjen 30 Vjetori, pranë tregut të ri industrial ku ka shkatërruar një shtesë banese. Me gjithë kundërshtitë e hasura nga ana e familjarëve, të cilët pretendonin se kishin në plan të deklaronin ndërtimin e tyre pranë bashkisë për të marrë lejen, fadroma e policisë ndërtimore ka prishur inkubaturën e saj.

Drejtori i Inspektoriatit të Ndërtimit në këtë qytet Leonard Toto, në një prononcim për median bëri me dije se janë 20 objekte pa leje që brenda këtyre ditëve do të shkatërrohen dhe se ka ardhur koha që qytetarët të ndërgjegjësohen se nuk duhet të ndërtojnë pa leje. Inspektoriati i ndërtimit ka ndërhyrë duke shkatërruar dhe tendat e dyqaneve në ish tregun industrial në këtë qytet.

Erjola Azizolli

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›