Godo: PR, do të kërkojë të njëjtat poste në qeveri

Tashmë që krijoi maxhorancën qeverisëse, PD duhet të përballet sërish me kërkesat e aleatëve të vegjël për ndarjen e pushtetit. Partia Republikane e cila në zgjedhjet e 28 qershorit fitoi një deputet kërkon të ketë sërish të njëjtat poste në qeveri dhe në administratë si gjatë legjislaturës së kaluar ku përfaqësohej me 11 deputetë. Presidenti i nderit të Partisë Republikane Sabri Godo deklaron se kërkesat e republikanëve një post ministri dhe ruajtjen e posteve aktuale në administratë. Sipas Godos, sapo të fillojë legjislatura e re PR do të kërkojë ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Duke komentuar rezultatet e 28 qershorit, Sabri Godo ka deklaruar se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Socialiste. Ndërkaq Sabri Godo ka vlerësuar pozitivisht koalicionin e ri mes PD dhe LSI