Mediu ne Korce ne mbeshtetje te Manos
Partia Republikane zhvilloi dje nje takim elektoral ne Korce ne mbeshtetje te kandidatit per kryetar bashkie te zgjedhur nga koalicioni Aleanca per qytetarin Andrea Mano. Ne kete takim ku merrnin pjese me qindra simpatizante te Partise Republikane dhe deputete te koalicionit qeverises kryetari i PR-se Fatmir Mediu shprehu besimin se me 8 maj korcaret do te bejne zgjedhjen e duhur duke votuar kandidatin e djathte ne gare. Ju do te votoni per Andrean pasi keshtu keni votuar per Shqiperine qe duam se vetem keshtu mund ta cojme perpara endrren e nisur sepse vetem keshtu mund te ecet perpara me cdo shqiptar dhe cdo familje ne rrugen drejt Bashkimit Europian - deklaroi Mediu. Duke u ndalur te ceshtja e prones Mediu theksoi se tashme prona eshte duke u pare ne nje dimension tjeter nga te gjithe kandidatet per kryetrare bashkie te Aleanca per qytetarin si mundesia qe cdo pronar i ligjshem te ndertoje dhe te rrise ekonomine e tij dhe jo me e lidhur me klanet e ndertimit. Po keshtu Mediu theksoi se ne kete moment ishte e udhes qe te kihej nje vemendje e madhe edhe ndaj pronave te komuniteteve fetare te cilat duhet te marrin nje zgjidhje urgjente duke qene se kjo direktive eshte dhene tashme qarte edhe nga Bashkimi Europian.