E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Debat me Berishën pasi të hapen kutitë. Meta: Rama ka frikë nga përballja

Përgjigjia e kryetarit të PS për ftesën e kryeministrit Berisha për një debat televiziv është negative. Debati publik ndodh vetëm në funksion të zgjedhjeve, sipas Edi Ramës, por pa hapur kutitë zgjedhjet ne Shqipëri nuk janë të lira dhe të ndershme. Me këtë kusht Rama hodhi poshtë mundësinë e përballjes televizive me Berishën.

• Berisha: Ftoj Ramën në debat televiziv

“Sfidat kanë rradhë. Zoti Berisha është sfiduar prej 10 muajsh që të hapë kutitë që mban mbyllur. Sapo të hapë kutitë unë do pranoj të debatoj me të ku të dojë dhe kur të dojë sepse vetëm hapja e kutive çliron gjykimin e popullit me votë. Kur populli nuk është i lirë të gjykojë me votë, nuk ka debat, por ka përballje mes tij dhe pushtetit të grabitur” tha Rama.

Sipas konstatimit të kreut të LSI-së, Ilir Metës, nuk është hera e parë që Edi Rama i shmanget debatit. “kjo do të thotë që ai i shmanget përgjithmonë debatit” tha Meta.

Hera e fundit që kryesocialisti Edi Rama ka qenë në një debat publik ishte në vitin 2000 përballë ish-kandidatit për kryetar bashkie të Tiranës, Besnik Mustafai. As në zgjedhjet lokale që pasuan dhe as në zgjedhjet parlamentare të 2009 kreu i socialistëve nuk u përball në debat televiziv me konkurentët direkt.

Azhornuar së fundi ( e shtunë , 24 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›