E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama s’del dot në publik, e refuzon ndërmjetësimin e SHBA me email

03-10-2011 / Gazeta 55

Konfirmohet se paketa 10-pikëshe e Ramës është një alibi për të mbajtur gjallë ngërçin, derisa të merret vendimi për statusin e Shqipërisë. Megjithëse ai po kërkon debat publik, kryetari i PS s’ka guxuar dje të dalë në publik e të refuzojë ofertën e SHBA-së për ndërmjetësim, por e ka bërë pa zë e figurë, nëpërmjet një emaili në internet


Pas deklaratës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu ka ardhur edhe reagimi i kryesocialistit Edi Rama. Në blogun e tij, Rama ri-përsëriti edhe njëherë ftesën për kryeministrin Berisha, duke deklaruar se e pret atë në debat para gjithë shqiptarëve. “Berishën e pres në debat para shqiptarëve”. Ky ishte komenti i shkurtër i kreut të PS, në blogun e tij personal në internet. Një ditë më parë kryesocialisti ftoi në debat publik kryeministrin Berisha, ku të analizohet pikë për pikë oferta me 10 propozimet e paraqitur nga opozita. Në këtë shkrim Rama deklaroi se oferta nuk është as ultimatum, as iluzion por rruga që çel derën europiane të vendit. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga kryeministri Berisha. Komenti - Cili është “logu i burrave” për Edi Ramën, Peza apo ndonjë nën-urë?/Në mënyrë të përsëritur Edi Rama vazhdoi edhe dje monologun virtual. Tema ishte e njëjta, “ideja” e tij për një debat “në logun e burrave”. I mësuar dhe i ndërgjegjësuar se asnjë “ide” apo “propozim” të tij askush nuk e merr më seriozisht edhe dje kreu i PS-së foli sërish me vete, për të njëjtat gjëra që kishte folur me vete në editorialin më të fundit, të shpërndarë parmbrëmë në mënyrë elektronike. Edi Rama duhet të fliste dje sërish virtualisht…, për deri sa nga pala “e ftuar” prej tij për “debat publik”, edhe “kushti” më i fundit i tij, u përcoll me indiferentizëm, e thënë ndryshe, me mosmarrje seriozisht. Në këto kushte, me thënë të drejtën, më tepër për t’ju përgjigjur disa zërave ndërkombëtarë që dje e këshillonin Edi Ramën që më parë ët ulet në një tryezë, apo…, apo…, që “debatin publik” mos ta përdor si kusht për mospërfshirjen në reformat integruese, kreu i PS-së “kërcënueshëm”, sikurse di ta bëjë vetëm ai, “nguli këmbë” se nuk heq dorë, nga ftesa për “debat publik”. “Këmbëngulja” më e fundit e Edi Ramës ia vlen të (mos)merret aq seriozisht, sikurse të tjera “kërcënime” të tij të mëparshme. Ai, që të paktën që pas humbjes së zgjedhjeve të 8 majit, nuk mbahet mend të ketë dalë e të ballafaqohet, me gazetarët, jo se jo, por as me strukturat e partisë, për këtë humbje të radhës, ngul këmbë për “debat publik”, me fituesin e zgjedhjeve. A thua, se duhet të japë llogari fituesi te humbësi, për zgjedhjet e fituara… Dhe pas mosshlyerjes së këtij detyrimi, që ka në raport me llogaridhënien para të vetëve, ai guxon dhe kërkon “debat publik”... Në këtë kontekst “kërcënimi” më i fundit i kreut të PS-së krijon edhe një problem tjetër, që duhet parashikuar. Problemi ka të bëjë me atë se ku mendon ai ta bëjë këtë “debat publik”...? Çfarë ka ai parasysh me “logun e burrave”…? Mos vallë, me “logun e burrave”, Edi Rama ka parasysh, oborrin e shtëpisë së Dash Pezëz, në fshatin Pezë…?! Edhe kjo, pak mundësi të lë për ta besuar, sepse…, sepse…, Peza, është fshirë nga kujtesa e tij, që kur harroi që këtë 16 shtator që sapo iku, ai “të frekuentonte zjarret partizane”, të ndezur nga Dash Peza. Karriera politike e Edi Ramës për secilin është e qartë që starton nga nën-urat e Parisit. I gjendur tashmë, atje ku startoi karrierën, d. m. th., në kufijtë e “hiçit”, ndoshta kreu i PS-së, e ka si “ogur të mirë”, nën-urën e Parisit. Ndoshta këtë ka parasysh tashmë me “log burrash”, ndonjë nën-urë, ku me sa duke ai ndjehet mirë vetë dhe mendon se është vend i denjë për “debat publik”..., sipas konceptit të tij. Për sa i përket “tematikës së debatit publik”, ky përbën një problem tjetër. Sepse…, sepse…, ndërsa të gjithë janë dakord për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, apo edhe ndryshimin e rregullores së Parlamentit, të vetme ‘tema” që kanë mbetur si pjesë e “debatit publik”, ka ngelur ulja e çmimit të qumështit dhe zgjedhja e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, apo Avokatit të Popullit, Edi Rama harron, se çmimin e qumështit e ka në dorë fshatari që e prodhon, sikurse bie fjala, Fidel Ylli ka në dorë çmimin e ujit, bashkë edhe me dëshirën e tij, për ta shitur ujin më shtrenjtë nga sa e shet qumështin fshatari. Sa për zgjedhjen e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, apo Avokatit të Popullit, për këto tema diskutimi, ndoshta Edi Rama duhet të ftojë në “debat publik” Presidentin…, sepse…, sepse, është ai që i propozon emrat e kandidatëve… dhe që, të paktën deri tani ai (Presidenti), nuk i ka lënë shkas për tu paragjykuar në propozimet e tij.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›