Berisha: Rama ka qëllime dashakeqe, urdhëron deputetët të mos votojnë ligjet dhe reformat

Kreu i qeverisë sulmon hapur kryesocialistin Rama, duke e akuzuar se po bllokon integrimin e vendit
Ligji i ri për decentralizimin, më shumë kompetenca për njësitë vendore
UPDATE- Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar deputetëve demokrat të votojnë ligjin për decentralizimin e pushteteve. Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha theksoi se decentralizimi është një çështje themelore për zhvillimin e vendit dhe demokracisë ndërsa theksoi se qeveria do të ndërmarrë një seri reformash të rëndësishme në mënyrë që pushteti vendor të ketë të gjithë përgjegjësinë për zhvillimin e komunave dhe bashkive të tyre. “Decentralizimi është para së gjithash lidhur me fondet. Kjo është një paketë fiskale e cila prej vitesh priti votën e Partisë Socialiste në parlament që të kalonte me konsensus dhe një seri taksash qëndrore kalonin si taksa lokale të cilat do të mblidheshin dhe disponoheshin nga autoritet vendore u bllokuan për qëllime të njohura”- u shpreh Berisha.
Sipas kryeministrit është e domosdoshme që ky kuadër ligjor të votohet ku nuk do të mungojnë as konsulitimet paraprake me të zgjedhurit vendor. “Me anë të debateve dhe dialogut do të shqyrtojmë të gjtiha potencialet për t`u decentralizuar. Qeveria do të bëjë gjithçka që përfitues nga pasuritë në zonën e bashkisë dhe komunës të jenë edhe banorët e zonës nëpërmjet rentes. Fondi i zhvillimit të rajonve ka si qëllim një ekulibrim të shpërndarjes së investimeve në mbarë vendin”- tha kryeministri. Ai ka shtuar se qeveria do të heqë dorë nga një seri licensash që u takojnë vetëm qeverisë vendore, për pasuritë në territorin e tyre.