Rama s’di ku të rrijë - në rrethe s’e qasin, në Tiranë s’e besojnë
Raundi i ri i zgjedhjeve nëpër rrethe e ka nxjerrë zbuluar autoritetin e Edi Ramës. Tani që i kërkohet të japë mbështetje për vendime të mëdha politike, ai s’di ku të strehohet politikisht. Rrethet e mëdha, si Vlora, Shkodra e ndonjë tjetër as nuk e qasin, ndërkohë që në Tiranë s’e besojnë as intelektualët e as faktori ndërkombëtar
Kreu i PS-së po demonstron këto ditë se është në një hall të madh.
Hallin nuk e ka aq me tendencën e dështuar për të bllokuar reformën zgjedhore. Nuk e ka më këtë hall se e mori përgjigjen për këtë tendencë nga trojka e ambasadorëve në Tiranë, kur i bënë të qartë në zyrën e tij pak ditë më parë se, “duhet të përshpejtohen reformat bazë”.
Hallin më shumë Edi Rama e ka me të vetët, e thënë më ndryshe, me strukturat e partisë në bazë.
Raundi i ri i zgjedhjeve nëpër rrethe e ka nxjerrë zbuluar autoritetin e Edi Ramës.
Ky është halli më i madh i tij për momentin.
Në të njëjtën kohë, kur atij i duhet (edhe i detyruar nga trojka) të japë mbështetje për vendime të mëdha politike, ai as nuk di ku të strehohet politikisht.
Ngushëllimi që po mundohet të gjejë në Durrës, Lushnje e Fier, me disa tesere partie që shpërndan, nuk mjafton.
Kjo nuk mjafton, sepse janë disa rrethe të tjera të mëdha, si Vlora, Shkodra e ndonjë tjetër, që nuk e qasin, as për të shpërndarë disa teserë dhe jo më si shpalosës i vendimeve të mëdha politike.
Sikur të mos mjaftonin Vlora, Shkodra e ndonjë tjetër, ndërkohë ca më keq i ka punët edhe në Tiranë. Prej kohësh as në Tiranë nuk e besojnë më, nuk e besojnë as intelektualët, por nuk e besojnë as faktori ndërkombëtar.
Për se ta besojnë në fund të fundit...?!
Mos vallë pse ka zgjedhur që Saimir Tahirin të jetë kryetar i degës së PS-së në një garë, kur “pjesa më e vështirë” ishte gjetja e kandidatit humbës, Maqo Lakrorit, Ilir Zela.
Mund të thotë ndokush se intelektualët e Tiranës, apo edhe ndërkombëtarët mund ti besojnë Saimir Tahirit?! Po Edi Ramës, pse duhet ti besojnë për këtë zgjedhje për kreun e degës së PS-së së Tiranës?!