E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama si Jovan Bregu Edhe gabimet i kuptojme me ngadale edhe kthesen e bejme me ngadale.

23-11-2010 / Nga Shqipe Xoxi

Nese Edi Rama do te kishte marre mbeshtetje parimore per aksionet e tij opozitare nga Komisionari i BE-se Stefan Fule patjeter ne do te kishim degjuar tamburet e luftes politike ne vend. Do te ishin degjuar ultimatume dhe propozime aq sa media do te niste fushaten e propagandes kunder qeverise Berisha si shkaktare e vetme e ngercit politik. Polarizimi i situate politike dhe asaj sociale do te prekte majat duke u rikthyer ne gjendjen e nje viti me pare. Mirepo Z. Stefan Fyle ka qene teper sqarues per ne dhe per liderin e Partise Socialiste. Heshtja e Rames dhe industrise se tij shpifese per takimin ne Bruksel eshte e zhurmshme. Nje heshtje qe konfirmon se politika e rruges radikale me fryme si ne protestat vandale te Dukatit as qe duhet konsideruar si aksion politik sepse gjithcka duhet te kaloje ne tryeza institucionale. Prandaj oferta e re eshte keshilluar te dergohet ne Parlament sipas te gjitha procedurave demokratike. Asgje me shume. Bile ka fjale se Z. Fule kur eshte ndare me Ramen as nuk i ka shtrenguar doren.
Gjithsesi per dite e me shume socialiste te rretheve te ndryshme te vendit po formulojne kete pyetje te thjeshte ashtu sic di vetem populli. Pervecse bllokoi marrjen nga Shqiperia te statusit te vendit kandidat duke dhene idene e nje konflikti te paprecedente me greva e protesta dhe bojkotuar parlamentin e mos votuar ligje gje qe demtoi gjithe shqiptaret cfare solli tjeter kerkesa antikushtetuese per hapjen e kutive Eumlshte nje pyetje qe mundon shume socialiste te ndershem qe u sollen poshte e lart pas Edvin Rames dhe Gramoz Rucit sepse mendonin se keshtu mund te vinin ne vend nderin e zgjedhjeve. Porse kuptuan tash se Krye-socialisti jo vetem qe nderin e zgjedhjeve e kishte nje alibi e cila ishte kaq e madhe sa qe asfiksoi arsyen e bazes dhe te atyre qytetareve qe besuan se mund te ndryshonte rendi.
I papranueshmi Rama mendonte seashtu si ne rastin e statusit kandidat ku situata e brendshme politike ndikoi ne dhenien e opinionit negativ per Shqiperine ne te njejten menyre kjo gjendje politike do te ndikonte edhe per liberalizimin e vizave. Keshtu sipas llogarive te Kryesise socialiste vizat nuk do jepeshin per rrjedhoje qytetaret do revoltoheshin dhe do ngriheshin te gjithe per te permbysur kryeministrin Berisha. Porse skenari sishte serioz dhe ca pasazhe u bene gabim dhe ne politike gabimet ndeshkohen me deshtim.
Afermendsh nese do te kishim nje bilanc per sjelljen e opozites njeriu i pare i PS-se do te ishte pergjegjesi parak per gjithe ato vuajtje tensionim shqetesim dhe deme qe i solli shoqerise sone per keto 18 muaj. Prej me shume se nje vit si nje vrime e zeze e universit qiellor Ai thithi energji te panumerta pozitive duke kthyer negative. Vakumi i krijuar bllokoi jeten politike ne ceshtje margjinale qe fare mire mund te ndaheshin nga Gjykata. Per aq sa dime ligji eshte i barabarte per te gjithe. Kush ka kundershtime per kete parim mund ta coje ne Gjykaten Kushtetuese Komisionin e Venecias si dhe ne Gjykaten e Strasburgut.
Sidoqofte cka mundon politologet ne kete vend eshte se perse Egoarku u terhoq tani nga kerkesa e tij per kutite e votimit dhe jo me pare Nese kerkesa e tij paska qene sic kuptohet vetiu antikushtetuese pse kembenguli qe 1 vit e gjysme me greva urie e thirrje per sakrifica kolektive duke i kushtuar Shqiperise statusin e kandidatit kur kete oferte vetem per materialet zgjedhore mund ta kishte marre qe pas zgjedhjeve
Pergjigjja eshte se Rama kerkonte te turbullonte ujerat per te mos marre persiper pergjegjesine e humbjes se zgjedhjeve te cilat u certifikuan jo vetem nga nderkombetaret por edhe nga te gjithe komisionaret e PS-se dhe te bllokonte vizat dhe statusin e kandidatit.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›